Prokurorja Anila Galaxhni, ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante në Prokurorinë e Tiranës.
Galanxhi ditën e sotme ka dorëzuar dorëheqjen e saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, e cila do të shqyrtohet më pas.
Ajo ka filluar karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si prokurore e Prokurorisë së Vlorës dhe prej vitit 2005 e ushtronte funksionin në Prokurorinë e Tiranës.
Më herët edhe ish-kandidati për kryeprokuror dhe magjistrat aktual në Prokurorinë e Tiranës, Granit Shahu, dha dorëheqjen nga posti i prokurorit.
Pritet që kërkesa e tij do të shqyrtohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë më 18 qershor.
Granit Shahu ka qenë një ndër kandidatët për ish kryeprokuror, por u skualifikua nga vettingu.