Holanda ndez dritën jeshile për Shqipërinë, thotë “PO” për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare

Ambasada holandeze në Tiranë konfirmoi se Holanda ka rënë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Ambasada njofton se shumica e parlamentit ra dakord, dhe shton se procedura do të finalizohet nesër me votimin e mocioneve të mundshme të ngritura nga partitë apo grupet parlamentare.

“Sot, shumica e parlamentit ra dakort që të mbahet Konferenca e Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërine, pas miratimit të kuadrit negociator. Procedura do të finalizohet nesër me votimin e mocioneve të mundshme të ngritura nga partitë apo grupet parlamentare.”, njofton ambasada mes të tjerash.