Një pjesë e madhe në shqipëri mbytet në halle dhe borxhe, ndërsa në vetting mbyten në pasuri. Komisioneri që bën dallim nga komisionerët e tjerë është Lulzim Hamitaj, i cili disponon 400 mijë euro pasuri. Komisioneri i Reformës në Drejtësi, ose siç e thërrasin ndryshe bossi i Vettingut, i cili është pronar i një apartamenti me vlerë 180 mijë euro, si edhe të një garsoniere, me vlerë 60 mijë euro, të cilat ndodhen në kryeqytetin italian, Romë.
Gjithashtu, Komisioneri Hamitaj rezulton gjithashtu pronar i dy apartamenteve në Tiranë. Njëri, me vlerë 70 mijë euro, është blerë prej tij në vitin 2010, si edhe një tjetër apartament në Farkë, me vlerë 34 mijë euro. Krahas apartamenteve, komisioneri Lulzim Hamitaj rezulton që ka blerë edhe një tokë në zonën e preferuar të Tiranës, në Mullet, me vlerë totale 70 mijë euro.
Komisioneri Lulzim Hamitaj ka një pasuri në vlerë rreth 400 mijë euro. Krahas pasurive të paluajtshme, Hamitaj rezulton edhe një i apasionuar pas mjeteve motorike. Në bazë të të dhënave të Drejtorisë së Targave, komisioneri është pronar i një motori tip BMË, vlera e të cilit është 4500 euro. Gjithashtu, Lulzim Hamitaj ka në pronësi të tij edhe një automjet tip Jeep, me vlerë 14 mijë euro.
Këta komisionerë nuk duhet të bëheshin lajme për pasuritë dhe moralet e tyre, por për vënien e drejtësisë në vend. Përsa kohë, anëtarët e KPK-së nuk përmbushin kriteret dhe janë të korruptuar do të publikojmë të dhëna dhe fakte që flakin jashtë komisionerët e pamoralshëm dhe të paaftë.