Ish-Kryeministri Sali Berisha votoi sot në selinë e PD në procesin për zgjedhjen e kreut të ri të kësaj partie. Në garën për postin e kryetarit demokrat janë Fatbardh Kadilli, Edith harxhi, Agron Shehaj dhe Lulzim Basha.
Berisha nuk ka pranuar të bëjë publike votën e tij, duke e cilësuar si sekretin e të gjitha sekreteve.
““Unë besoj se kjo nuk do garë nuk do ta nxjerrë PD më të ndarë, kandidatët kanë shprehur pikëpamjet e tyre, dhe janë zotuar se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për PD dhe vendin pavarësisht rezultatit”, tha Berisha.
Ai u pyet nëse i qëndron deklaratave për një rikthim në Krye të PD, ndërsa u shpreh se mbetet konsistent në deklaratat e tij.
Votimi për zgjedhjen e kreut demokrat ka nisur në orën 08:00 dhe mbyllet në 19:00, ndërsa në listat e anëtarëve me të drejtë vote përfshihen mbi 75 mijë emra.
Deri në orën 10:30, kanë votuar 17.2 % e anëtarëve me të drejtë vote.
Deklarata nga Berisha
Të marrin pjesë sa më shumë në këtë proces votimi. Mesazhi i ditës së sotme është pjesëmarrja në votim.
Unë besoj se pasi kam shprehur qëndrimin tim, kjo nuk do ta nxjerrë të ndarë por përkundrazi do ta nxjerrë të bashkuar.
Kandidatët kanë shprehur pikëpamjet e tyre dhe janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati përpjekjet e tyre për PD-në dhe vendin.
Ti jo që do të nxjerrësh sekretet, po do sekretet e sekreteve. Unë jam konsistent në deklaratat e mia.