Ky vendim penal fundor nga drejtësia e re, është marrë tani, kur mashtruesi në kërkim ndërkombëtar, Helidon Jorgo Gjikoka, i njohur në zonën bregdetare edhe si “qerosi i drogës”; po përgatitet të hapë kompleksin “Ambel Beach” në Gjilekë, që i ka grabitur si tokë e objekte Ilir Kokës me dosje pronësie false, duke bashkëvepruar në grup me bandën e noterëve, avokatëve, ekspertëve, drejtuesve të ALUIZNI-t, Kadastrës, Prokurorisë e Gjykatës në Vlorë-Tiranë, të gjithë pjesë e dosjes penale të kësaj pasurie të grabitur
Me dosje të përgatitur nga prokurori i Tiranës, Ervin Karanxha, SPAK ka shkallmuar një prej bandave më të rrezikshme e të paprekshme të grabitjes së pasurive në bregdet, me organizator, drejtues dhe përfitues Helidon Gjikokën, i cili për nga rastet e shumta të pasurive të grabitura në Vlorë, njihet me nofkën “Doni i pronave”.
Pas fuqisë korruptuese, për të grabitur me letra false dhe pronësinë e resortit “Ambel Beach” të Ilir Kokës në Gjilekë-Himarë; prej 8 muajsh Helidon Gjikoka është arratisur e struket në Angli, si person në kërkim me vendim “Arrest në burg”.
Përveçse me drejtësinë, Gjikoka është në telashe dhe me familjarët e tij; të cilëve u mori e harxhoi miliona lekë ryshfet, që i dha te shefat e ALUIZNI-t, noterja, avokati, ekspertët dhe gjyqtarë e prokurorë në Vlorë, por resorti rezultoi i grabitur e tashmë ka kaluar në sekuestro.
Nga Anglia ku qëndron i fshehur, Helidon Gjikoka vazhdon ndjek në panik, procesin hetimor e gjyqësor për resortin “Ambel Beach” dhe procesin penal ndaj vetes, si “Person në kërkim nën masën arrest me burg”, për krim falsifikimi, grabitje e përfitim pasurie.
Nga “shtëpia e barit” të miqve vlonjatë e fierakë në Angli, ku qëndron i fshehur prej 8 muajsh; “Doni i pronave” të zonës Himarë- Vlorë, Helidon Jorgo Gjikoka, po përjeton ëndrrën se do arrijë t’i shpëtojë ndjekjes penale nga drejtësia e re dhe nga gjurmimi i policisë, nëpërmjet sekserëve gjyqtarë e prokurorë të zhdukur nga “Veting”-u.
Në momentin kur Helidon Gjikoka, që nga arratia në Angli, po përgatit skemën për të hapur aktivitetin veror të resortit të grabitur “Ambel Beach” në Gjilekë të Himarës; i është dhënë një tjetër goditje e rëndë nga SPAK.
Masën e sigurisë “Arrest me burg” e ka vulosur SPAK-u, duke groposur përfundimisht, ëndrrën e “Donit të pronave” Helidon Gjikoka, për shpëtim nga burgu; siç ka shpëtuar edhe 7 herë të tjera në 15 vitet e fundit, për krime me pronat bregdetare, kanosje me jetë, përfshirje në ndihmë e kryerje trafik droge dhe 1 rast dhunim-përdhunimi.
Kjo masë sigurimi e lëshuar nga SPAK, i është dërguar për ekzekutim policisë dhe agjencive partnere Interpol e Europol, me kërkesën për arrestimin dhe ekstradimin e Helidon Gjikokës në Shqipëri, ku do çohet direkt në burg e do gjykohet për 5 vepra penale, brenda krimit “Grabitje e pronësisë së resortit Ambla Beach” të Ilir Kokës.
Kjo është masa e dytë e sigurimit penal personal që i vendoset Helidon Gjikokës, i cili 8 muaj më parë, nëpërmjet ryshfetit te gjyqtarët A. Abdiu e G. Levanaj në Tiranë, mundi të arratiset në Angli para arrestimit, duke i iu fshehur drejtësisë.
Masën e parë përcaktuese “Arrest me burg” për Helidon Gjikokën dhe sekuestrim të resortit “Amba Beach” e ka dhënë Gjykata e Tiranës; pas kërkesës së argumentuar me prova qarta, nga prokurori i Tiarnës, Ervin Karanxha, i cili i dha drejtim të saktë ligjor hetimit të këtij krimi.
Tashmë, “Donit të pronave” të Vlorës, nga një hall që kishte me dosjen e resortit, iu shtua dhe vendimi penal përfundimtar për kërkimin ndërkombëtar, të cilit nuk t’i shpëtojë, mbasi është futur në “darën e hekurt” të SPAK.
Me dosjen në tavolinën e drejtësisë, grabitësi i pronave të babait e motrës së tij në Vlorë dhe bregdet; tashmë ka humbur e duhet të dorëzojë dhe pronën resort “Ambel Beach” në Gjilekë-Himarë, që ia ka vjedhur me letra false kushëririt të tij, Ilir Koka.
Ia grabiti, me kalim në pronësi të tij të resortit turistik 12 objekte mbi 1430 m2, të marrë me qira nga pronari ligjor Ilir Koka; duke bashkëpunuar me avokatin Artion Kasaj dhe 8 zyrtarë të ALUIZNI-Kadastra Vlorë-Tiranë, të gjithë të pandehur në grup, për shpërdorim detyre, falsifikime e mashtrim me pasoja të rënda.
Kujtojmë, se pjesë kryesore e bandës së falsifikimit bashkë me shefin Musta, kanë qenë dhe kapobanda e ALUIZNI, Adiseldo Banush Rrapaj i prangosur për vrasje e nën hetim me Dosje Nr.61004-01272-00-2012 dhe Regj. Themeltar Nr.00-2012-1707”; si dhe nga Denis Metaj, ky i fundit i pezullar nga detyra e shoqëruar me forcë më 14 janar 2019 në Prokurinë e Vlorës, për legalizim me letra false edhe të objektit “Ambel Beach” në favor të Helidon Gjikokës.