Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar për herë të katër kërkesën e ish gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha.
Gjyqtarja kërkonte ndryshimin e masës nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Kjo është hera e katër që Gjykata refuzon kërkesën e Hoxhës. Ajo ka kërkuar ndryshimin e masës me arsyetimin se ka një djal autik që ka nevojë për kujdesin e saj dhe një vajzë të mitur, por gjykata ka marrë vendimin për mosndryshimin e masës.
Kujtojmë që pak ditë më parë Inspektorati i Lartë i Drejtësisë vendosi shkarkimin e saj nga detyra, pasi Hoxha kishte liruar nga burgu disa kriminelë të dënuar me burgim të përjetshëm.