Pak kohë më parë është denoncuar në SPAK afera korruptive e kryer nga Krytari i Bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari , i cili kishte marrë në formë rryshfeti 20 000 euro për shtrimin e një rruge në fshatin Frashër, Kuçovë.
Kreshnik Hajdari, nëpërmjet drejtorisë së tij të shërbimeve dhe punonjësve të bashkisë Kuçovë kryente punë private. Një ndër rastet korruptive të tij ishte edhe ai i marrjes së rryshfetit prej 20 000 euro nga banorët e një fshati. Ky fakt tashmë ka filluar të hetohet nga SPAK , dhe pikërishtë nga prokurori Dritan Prençi.
INFRONT ditën e sotme do të publikojë disa mesazhe të komunikimeve midis një drejtori të rëndësishëm të Bashkisë Kuçovë, i cili aktualisht është i thirrur në SPAK për të dhënë shpjegime më të detajuara.
Drejtori i Bashkisë Kuçovë zbardh të gjithë skemën e korrupsionit që kryhet nga Kryetari i Bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari.
Drejtori ka faktuar nëpërmjet mesazheve se si siguroheshin fondet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ku magazinoheshin materialet dhe si ato shiteshin në tregun privat .
Pjesë nga përgjimet ndërmjet një Drejtori të rëndësishëm në bashkinë Kuçovë dhe Zëvëndës kryetari i Bashkisë Kuçovë :
Drejtori:Agjensia Komunale nona e korrupsionit
Zvëndës kryetari i Bashkisë : Mos bëj muhabet me njeri
Drejtori: o vëlla ki besim tek unë . Po bëjnë rrugë private me fondet e shtetit , te Horizonti po shtrojnë rrugë betony për Tanin …
…
Drejtori : Te Yll Bejdo po bëhen gati për të shtruar rrugën te shtëpia
Zvëndës kryetari i Bashkisë : Se mbase manovrojnë I justifikojnë? Po Yli Bejdo ku e ka?
Drejtori: Te burgu, mbi Jasharin
Drejtori : Te Din Kanani e shtruan
Këto janë qoka personale dhe jo investim për komunitetin. Në Frashër e bënë beton dhe u morën 20 000 Euro.
Këto janë disa mesazhe nga 20000 mesazhet e komunikuara midis drejtorëve të ndryshëm të bashkisë Kuçovë ku hidhen dritë mbi aferat korruptive të kryetarit të bashkisë Kreshnik Hajdari.
INFRONT çdo ditë do të publikojë afera të ndryshme korruptive të kryera nga hamshori Kreshnik Hajdari.