Ditën e sotme ka pasur reshje të shumta shiu në qytetin e Vlorës duke shkaktuar probleme për njerëzit dhe qarkullimin e automjeteve.
Një qytetarvlonjat me batutë dhe ironi u drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të mirëpritur vetëm ata që dinë not, të tjerët jo, pasi rrezikojnë të mbyten.
“Ndodhemi në rrugën Albano-Romina në Vlorë dhe ju mirëpresim, e theksoj prapë, ata që dinë not, ata që s’dinë not mos të vijnë në Vlorë se mbyten, kjo është Vlora jonë”, dëgjohet të thotë qytetari.