Përmbytje të mëdha në Indonezi, 70 persona humbin jetën me dhjetra të tjerë të zhdukur

Mbi 70 njerëz humbën jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, që shkaktuan shirat në Indonezi dhe Timorin Lindor.

Zëdhënësi i Agjencisë indoneziane të Zbutjes së Katastrofave, Raditya Djati, tha se 55 vetë kanë vdekur në Indonezi, ndërsa mbi 40 të tjerë janë ende të zhdukur.

“Balta dhe moti ekstrem janë bërë një sfidë serioze dhe mbeturinat e grumbulluara po i pengojnë ekipet e kërkimit dhe shpëtimit”, tha Djati për situatën në Indonezi.

Mediat e huaja bëjnë me dije se të paktën 21 persona kanë humbur jetën në Timurin Lindor, viktimat më të shumta janë shënuar në hryeqytetin e Dili.