Bashkia e Shkodrës ka publikuar informacionet mbi situatën e përmbytjeve për ditën e sotme.
Sipërfaqja e tokave të përmbytura në Shkodër ka kapur totalin e 1 mijë e 823 hektarëve, kryesisht foragjerë të dyta.
Nga ana tjetër rruga e Obotit e cila dje ishte tërësisht e pakalueshme duke bllokuar një fshat të tërë, sot është e kalueshme vetëm me mjete të larta.
Po ashtu është bllokuar aksi Shirgj-Darragjat në vendin e quajtur ‘’Urrelat’’. Problematikë mbeten lumi Drin dhe Kir të cilët në disa vende po gërryejnë tokat bujqësore, kurse liqeni i Shkodrës ka rritje të nivelit të ujit.
INFORMACIONI ZYRTAR
Lënda: Informacion mbi situaten e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, data 11.01.2021, ora 08.30
INSTITUCIONIT TE PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR
SHKODËR
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 11.01.2021, ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.36m. (Kuota max 6.30 m)
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.58 m. (Kuota max 8.70 m)
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 7.05m. (Kuota max 7.50 m)
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1823 Ha
Tokë e pakultivuar 526 Ha
Foragjere të dyta, jonxhë 1115 Ha
Grurë 95 Ha
Bimë dekorative 80 Ha
Pemtore 7 Ha
Nj.A. Ana Malit
Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80 cm.
Ujësjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banorë të fshatit Oblikë.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 950 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.
Tokë e pakultivuar 210 Ha
Foragjere të dyta, jonxhë 695 Ha
Grurë 40 Ha
Pemtore 5 Ha
Nj.A Dajç
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 740 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç, Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Pentar), nga të cilat:
Tokë e pakultivuar 265 Ha
Foragjere të dyta, jonxhë 340Ha
Bimë dekorative 80 Ha
Grurë 55 Ha
UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banorë të fshatit Oblikë.
Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .
Nj. A. Guri Zi
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 3 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
Tokë e pakultivuar 3 Ha
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A. Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatrat Ças, Reç (këneta Reçit), Baks i Ri.
Tokë e pakultivuar 15 Ha
Foragjere të dyta, jonxhë 35 Ha
Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe.
Tokë e pakultivuar 30 Ha
Foragjere të dyta, jonxhë 40 Ha
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethinat
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes
Tokë e pakultivuar 3 Ha
Foragjere të dyta, jonxhë 5 Ha
Pemtore 2 Ha
2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.
Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.
K R Y E T A R
Voltana ADEMI./Balkanweb