Administratori i OSSH, Petraq Lika në një deklaratë për mediat ka informuar për situatën me motin e keq që ka sjellë probleme me furnizimin me energji elektrike disa zonave.
Lika tha se situata është e përmirësuar në masën 84% pasi çdo incident është raportuar në kohë. Ai veçoi zonën e Pukës që ka një përqëndrim të madh të akullzimit të rrjetit, por që po punohet për të rregulluar situatën.
Ai shton se OSSH është në shërbim 24 orë që mos mungojë energjia elektrike.
‘’Hidrovoret janë menaxhuar në mënyrë korrekte. Incidentet janë riparuar në kohë. Janë bashkërenduar veprimet, dhe në kohë reale janë likuiduar problemet. Kemi menaxhuar në kohë me furnizimin me ujë të pijshëm, sektorët jetikë si spitalet e COVID, 4 spitalet, spitalet e 6 rajoneve. Asnjë precedent s’pati.
Fatmirësisht është menaxhuar mirë pjesa e energjisë elektrike. Nëse në 2015 kanë qenë regjistruar 197 linja jashtë pune, 237 mijë abonentëve.
Në statistikën e fundit numri prej 37 mijë abonentësh duke kuptuar që dinamika është e vazhdueshme. Krahas masave, merren edhe masat për të patur siguri. Stakime jo vetëm për avarinë, por edhe sigurinë në rastet e rrezikshmërisë, si zona e Pukës që është me epiqendër të madhe akullzimit. Gjithë personeli ka dalë në terren për të shkundur shtyllat nga akulli.
Po të bëjmë dhe krahasimin 84% më e përmirësuar situata krahasuar, e cila vjen nga investimet që janë kryer. Ndërkohë që ne kemi krijuar një traditë shumë të mirë duke bashkëpunuar me institucionet që merren me parashikimin e motit, për të parandaluar situatat.
Nëse në vitet e tjera kemi pasur risqe, këtë vit u menaxhuar shumë mirë, regjimi i punës maksimal, arriti në 69% të vlerës maksimale. 69% ka qenë mesatarja e regjimit të punës. S’kemi pasur fenomene, e kemi menaxhuar në mënyrë tepër korrekte. Në ditët në vijim presim ulje të temperaturave, fenomenin e ngarkesës e kemi të menaxhueshme.
Pika e ndjeshme e e dobët është që rrjeti në zonat urbane, rurale e të thella është rrjet i ekspozuar. Kjo e përbën shkallën e vështirësisë, duke mos harruar që zonat urbane kanë më shumë kërkesë. OSSH është në shërbim 24 orë që sistemi të jetë në gjendje pune.’’- tha Petraq Lika. /Balkanweb