Përplasi me biçikletë për vdekje një të moshuar/ 23-vjeçari: “Bëja 2 punë dhe flija shumë pak

Edhe pse 72-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Ai kishte marrë goditje të fortë në kokë.

Para Gjykatës Loka tha se ai atë kohë bënte dy punë. Punonte në ndërtim ndërsa në mbrëmje në një restorant dhe flite vetëm tre orë.

23-vjeçari ka thënë në gjykatë se ka qenë tepër i lodhur ditën që ndodhi ky aksident. Ndër të tjera ai tha se u arratis nga skena e ngjarjes pasi ishte i shqetësuar për dëbimin, pasi nuk kishte dokumentacion të rregullt.