Përse “OFL” nuk heton Komisioneren Etleda Çiftja dhe lidhjet e sajë me krimin e organizuar të Xhihanëve në Kavajë

Nga ana jonë është publikuar se Komisionerja Etleda Çiftja është diplomuar “Juriste” në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës , ky diplomim është skandaloz me një mesatare 5, që do të thotë me njohuri në fushën e së drejtës jo mbi  8 sa e kërkon ligji por është në kufijët e një nxënëseje ngelëse.

Një tjetër kriter është dhe pastërtija e figurës dhe lidhjet e tyre me banda kriminale .

Në dukje Komisionerja Etleda Çiftja është në kushte normale dhe jetësë e cila nuk kalon kufijtë e pasurisë së pa justifikuar.

Komisionerja Etleda Çiftja ka një pasuri e cila ndodhet në zonën Kadastrale 2292 dhe nr pasurie 131/54me indeks harte K-34-100-(177-D)me adresë Kavajë lloji pasurisë Arë e përfituar me Kontratë Shitje me datë regjistrimi 15.09.2006, me sipërfaqe 3443 m2.

Komisionerja Etleda Çiftja ka dhe  një pasuri e cila ndodhet në zonën Kadastrale 8370 dhe nr pasurie 1/312-4354,me indeks harte Tr-M-12 , me adresë Tiranë rruga e Dibrës,  lloji pasurisë Apartament e përfituar me Kontratë Shitje me datë regjistrimi 05.12.2016 me sipërfaqe 70.8 m2.

Komisioneres Etleda Rustem Çiftja  është e martaur me Dejvi Bujar Çiftja,  njëkohësisht Etleda Rustem Çiftja ka një motër e cila quhet Ornela Xhihani dhe është e martuar me shtetasin Arian Xhihani.

Arian Xhihani është  Zamir Xhihanit dhe sëbashku kanë dhe një shoqëri tregtare  e quajtur  XHIAR-2009  e themeluar në datë 15/01/2009 me Nr NIPT K92521803I,  me adresë Lagjja nr 2,Kavaje,autostrada Kavaje-Rrogozhine,objekt 1 kateshe ,me zone kadastrale nr 8551,nr pasurise 5/116 me objekt aktiviteti Prodhime inertesh, rere, çakull, gure, mermer, etj.Prodhim e tregetim materiale ndertimi dhe materialeve te ndryshem industriale,prodhim e tregetim me shumice e pakice i pllakave te te gjitha llojeve dhe dimensioneve. .ImportEksport makineri , pajisje e materiale ndertimi, germime dheu, transport mallrash te ndryshme etj.Nyje betoni.njëkohësisht në të njëjtin nipt me nr  K92521803I është dhe aktiviteti në Golem; Hotel 5 Katesh – Papafingo-Podrum, zona kadastrale nr.1791, pasuria nr.101/34.

Po cilët janë vllezërit Xhihani?

Në 17 nëntorit të vitit 1997 ora 16:00 një gomone  e cila ishte blerë në Vlorë, për 50 milionë lireta, nga kavajasi Zamir Xhihani niset drejtë Italisë,   me organizimin e Xhihanit dhe  pa u menduar shumë skafisti nisi udhëtimin me 28 persona në gomone, midis të cilëve 1 fëmijë , klandestinët të cilët ishin kryesisht nga Durrësi, por dhe nga Shkodra dhe Lezha, udhëtonin edhe dy Kavajas.

Atë mbrëmje tragjike, hipotezat janë të ndryshme, por e vërteta rrëfehet vetëm nga 11 protagonistët e mbetur gjallë, një pjesë e së cilëve vazhdojnë të jenë nën mbikëqyrjen e policisë së Brindizit.

Gomonia e tragjedisë, vazhdoi rrugën për dy orë në mot të keq dhe nuk u kthye mbrapsht për në brigjet Shqiptare ku mund të shpëtoheshin jetë njerzish.

Njëri prej shkaqeve që ajo s’është kthyer, mendohet të jetë se aty ka pasur gati 120 kg marijuanë që duhej të shkonte medoemos në bregun tjetër,  gjithsesi asgjë nuk ka rënë në duart e policisë italiane por është konstutaur nga telefonat dhe sms që ishin në to.

Në gomone ka plasur një sherr mes Skafistit  që donte me çdo kusht të vazhdonte, kavajasve dhe njerëzve të tjerë që iu trembën detit dhe donin të ktheheshin dhe skafistëve të cilët donin të vazhdonin rrugën drejt Italisë.

Në zënkë e sipër dikush ka kërkuar të kthehet dhe ka kërcënuar skafistin ,dhe më pas nga dëshmitë e të mbijetuarve është thënë se personat janë hedhur në det me dhunë nga skafisti.

Ndërkaq një grua e llahtarisur nga sherri në mes të detit, ka mëshuar fort, duke shpuar njërën prej dhomave të gomones me takën e këpucës , ndonëse kjo nuk ka sjellë shfryrjen e plotë të saj dhe  më pas  motorët janë fikur, për të mos u ndezur dot më.

E vërtetuar nga tabulatet , për gjithçka ndodhte, ishin të informuar nëpërmjet celularëve , Xhihani në Kavajë dhe njeriu që priste në Itali , të dy organizator të trafiqeve ndërkombëtare të qënieve njerëzore më pas gomonia ka ngelur në mëshirë të detit të keq dhe stuhisë që i ka shoqëruar të mbijetuarit në tre netë. Celularët nuk funksiononin më, apo të paktën kështu është thënë, nga Xhihani i cili është arrestuar nga ana e policisë së Tiranës. Në gomone kishte katër celularë të sekuestruar nga Policia Italiane të cilët provojnë se Xhihani ishte organizator i këtyre trafiqeve.

Xhihani ndërsa priste kthimin e gomones, ai nuk lajmëroi në polici për mundësinë e mbytjes së saj, me frikën se mund t’i ndodhte gjë, apo dhe me shpresën se ata do kishin përfunduar në Mal të Zi, siç ndodh në raste të tilla.

Shefi i Komisariatit Avni Jasharllari, lajmëroi menjëherë Ministrinë e Brendshme dhe Interpolin italian, i cili nisi kërkimin dhe vetëm të enjten, më 21 nëntor, ora 14:30 në Kavajë erdhi lajmi nga Brindizi. “U gjetën në një gomone 11 të mbijetuar dhe 5 të vdekur. Është arrestuar skafisti dhe Goseni, në xhepat e të cilit u gjetën celularë, ora dhe bizhuteri të pasagjerëve të gomones. Gjithë të tjerët janë nën mbikëqyrjen e policisë”.

Gomonia ishte gjetur vetëm 20 milje larg Brindizit. Pasi e tërhoqën drejt portit, në breg zbritën pas udhëtimit treditor me tmerrin, një fëmijë dhe 4 të rritur të vdekur nga të ftohtit, uria dhe frika, si dhe 11 të mbijetuar në gjendje shumë të keqe shëndetësore. 12 njerëz të tjerë u konsideruan të humbur.

Ende nuk dihen emrat e tyre, as arsyet e zhdukjes, pasi të vdekur, apo të gjallë, duhej të mbërrinin 28 vetë në Brindizi.Në Kavajë të thonë edhe ndonjë prej emrave të të zhdukurve. Një djalë nga Durrësi, i cili ishte dhëndri i Drejtorit të Drejtorisë së Policisë së Durrësit. Hollësia që tregojnë për të është se ai nuk pagoi për të vdekur, pasi Xhihani “donte t’i bënte nder”.Një tjetër e humbur është dhe një vajzë nga Fieri e quajtur Klodi.

Cilat janë të ardhurat nga aktiviteti Kriminal i trafikimit të Qënieve Njerëzore dhe narkotiokëve të  vëllezërve Arian Xhihani dhe Zamir Xhihani?  

Vëllezërit Arian Xhihani dhe  Zamir Xhihani janë subjekt i ligjit Antimafja dhe njëkohësisht dhe ligjit për OFL dhe detyrimisht do tju nevojitej mbrojtje

Vëllezërit Arian Xhihani dhe  Zamir Xhihani, si investimin e tyre më të mirë është investimi për të vendosur në krye të drejtësisë Komisioneren  Etleda Çiftja e cila në ditët e sotmeme pozicionin e punës që ka  mund ti mbroj vetëm me prezencën e sajë pa diskutuar këtu për ndikimet që mund të kryej.

Njëkohësisht shtetasja Komisionerja  Etleda Çiftja për vet lidhjen që ka me Vëllezërit Arian Xhihani dhe  Zamir Xhihani është subject hetimi dhe verifikimi nga OFL.

Shtetasit Adile Jonuz Xhihani dhe Zamir Ismet Xhihani, kanë një pasuri e cila ndodhet në zonën kadastrale 8551 dhe nr. Pasurie 5/808, me indeks harte KJ-F-0, me adresë në Rrethit Kavajë, Rr/L Durrës-Rrogozhinë, lloji I pasurisë Arë e përfituar me Kontratë Shitje , me datë regjistrimi 11.07.2019, me sipërfaqe 2290 m2.

Shtetasit Adile Jonuz Xhihani dhe Zamir Ismet Xhihani, kanë një pasuri e cila ndodhet në zonën kadastrale 8551 dhe nr. Pasurie 5/813, me indeks harte KJ-E-0, me adresë në Rrethit Kavajë, Rr/L Shën Gjergjit, lloji I pasurisë Arë e përfituar me Kontratë Shitje , me datë regjistrimi 11.07.2019, me sipërfaqe 1292 m2

Shtetasit Zamir Ismet Xhihani , Adile Jonuz Xhihani dhe Rrahman Hysni Teferiçi, kanë një pasuri e cila ndodhet në zonën kadastrale 8551 dhe nr. Pasurie 5/218, me indeks harte KJ-E-0, me adresë në Rrethit Kavajë, Rr/L Shen Gjergjit, lloji I pasurisë Arë e përfituar  për shtetasit Zamir Ismet Xhihani dhe Adile Jonuz Xhihani  me Kontratë Shitje , me datë regjistrimi 04.08.2020  dhe   Rrahman Hysni Teferiçi me  Transanksion I gjeneruar nga shërbimi me kod e regjistruar në datën 09.08.2018, sipërfaqe 750 m2.

Shtetasit  Zamir Ismet Xhihani dhe Adile Jonuz Xhihani, kanë një pasuri e cila ndodhet në zonën kadastrale 8551 dhe nr. Pasurie 5/113, me indeks harte KJ-E-0, me adresë në Rrethit Kavajë, Rr/L Shen Gjergjit, lloji I pasurisë Arë e përfituar me Kontratë Shitje , me datë regjistrimi 07/06/2019, me sipërfaqe 1000 m2.

Shtetasit  Adile Jonuz Xhihani dhe Zamir Ismet Xhihani, kanë një pasuri e cila ndodhet në zonën kadastrale 8552 dhe nr. Pasurie10/306-ND, me indeks harte (KJ),K,L-4,3,  lloji I pasurisë  Ndërtesë e përfituar meLeje Legalizimi, me datë regjistrimi 30.01.2018 , me sipërfaqe 110.3  m2.

Xhiar -2009-Xhihan ka një pasuri e cila ndodhet në zonën kadastrale 3235 dhe nr. Pasurie 498/107, me indeks harte K-34-100-(213-A), me adresë në Rrethit Kavajë, Rrogozhinë , lloji I pasurisë Arë e përfituar me Kontratë Shitje , me datë regjistrimi 03.09.2020, me sipërfaqe 1200 m2.

Shtetasit  Arian Ismet Xhihani dhe Ornela Rustem Xhihani, kanë një pasuri e cila ndodhet në zonën kadastrale 2291  dhe nr. Pasurie 302/58 , me indeks harte K-34-100-(49-D),me adresw Kavajw, Kryemedhe  lloji I pasurisë  Truall e përfituar me Regj Leje Leg, me datë regjistrimi 01.07.2020 , me sipërfaqe 300  m2.