Reagon Prokurori Dritan Rreshka, ja si më shkatërroi karrierën blloku i zi i Xhihanëve nëpërmjet Komisioneres Etleda Çiftja

Dritan Rreshka ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe e ka filluar karrierën në organin e akuzës në vitin 2003 si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Më vonë, ai ka mbajtur pozicionin e drejtuesit të njësisë hetimore kundër krimit ekonomik-financiar dhe korrupsionit në të njëjtën Prokurori.

Në fillim të janarit 2018, Dritan Rreshka u ngjit në krye të Prokurorisë së Tiranës si drejtues i komanduar nga Arta Marku, duke zëvendësuar në këtë post Petrit Fushën. Paralelisht me funksionin si prokuror, Rreshka është përfshirë edhe në mësimdhënie apo si ekspert në çështjet e hetimit të krimit financiar

Dritan reshkësh ja prishi karrjerën krimi dhe pikërisht banda e Xhihanit e cila ka ndikuar nëpërmjetë komisioneres  Etleda Çiftja e cila ka lidhje të shkallës së parë me bandën Xhihani.

Cështja është si më poshtë 

Në një intervistë verbale për In-FRONT Dritan Reshka është shprehur si më poshtë :

Është e vërtetë se unë Dritan Reshka ka vënë në pranga kryetarin e Komunës Golem, Demir Lika, me akuzën e “korrupsionit të pushtetit vendor”. Kryekomunari i Golemit u prangos dhe në momentin e arrestimit policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale një shumë të madhe parash kesh. 

Është e vërtetë se arrestimi i kryetarit të Komunës së Golemit u krye pas hetimeve intensive të prokurorit  Dritan Reshka për përfshirjen e tij në korrupsion , prokurori Rreshka e ka goditur në palcë këtë rast. 

I pyetur nga ana jonë nëse ka egzistuar një bllok i zi me listat e emrave në momentin e arrestimit të kryetarit të komunës ? Ai tha :

Është e vërtet dhe fakti se ka egzistuar dhe njëkohësisht i sekuestruar një bllok shënimesh, njgjyrë e zezë me të gjith emrat e personave që kishin kontribuar në krim, mes atyre emrave ishin dhe emrat e Xhihanëve të cilët më shkatërruan karrierën. ky bllok ndodhet i sekuestruar dhe njëkohësisht në dosjen hetimore numri i proçedimit nuk më kujtohet.

Nga ana jonë do të hidhet dritë mbi faktet se si Arian Xhihani dhe Zamir Xhihani është hakmarrë për prokurorin Dritan Reshka.

Arian Xhihani dhe Zamir Xhihani janë miq dhe njëkohësisht pjesë e veprimeve kriminale me kryetarin e Komunës Golem, Demir Lika pasi në lejet e sekuestruara nga prokuroria ishin dhe lejet e vëllezërve Arian Xhihani dhe Zamir Xhihani, pavarsisht se lejet nga ana e tyre ishin marë në kundërshtim me ligjin , por dëmi I kryer kundër mafies Xhihani dhe Lika ishte shumë i madh, dhe lekët e gjetura në banesën e Likës ishin të bandës Xhihani me përfaqsuese Etleda Çiftja.

Nga ana jonë është publikuar se Komisionerja Etleda Çiftja është diplomuar “Juriste” në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës , ky diplomim është skandaloz me një mesatare 5, që do të thotë se qëllimi I sajë nuk është reforma port ë mbroj bandën kriminale të Xhihanëve dhe Likave të cilën e kryen më së miri pasi shkarkoi nga detyra prokurorin Dritan Reshka me kërkesë të trafikantëve Xhihani .

Komisioneria  Etleda Rustem Çiftja  është e martaur me Dejvi Bujar Çiftja,  njëkohësisht Etleda Rustem Çiftja ka një motër e cila quhet Ornela Xhihani dhe është e martuar me shtetasin Arian Xhihani.

Arian Xhihani është  vëllai I Zamir Xhihanit dhe së bashku kanë dhe një shoqëri tregtare  e quajtur  XHIAR-2009  e themeluar në datë 15/01/2009 me Nr NIPT K92521803I,  me adresë Lagjja nr 2,Kavaje,autostrada Kavaje-Rrogozhine,objekt 1 kateshe ,me zone kadastrale nr 8551,nr pasurise 5/116 me objekt aktiviteti Prodhime inertesh, rere, çakull, gure, mermer, etj.Prodhim e tregetim materiale ndertimi dhe materialeve te ndryshem industriale,prodhim e tregetim me shumice e pakice i pllakave te te gjitha llojeve dhe dimensioneve. .ImportEksport makineri , pajisje e materiale ndertimi, germime dheu, transport mallrash te ndryshme etj.Nyje betoni.njëkohësisht në të njëjtin nipt me nr  K92521803I është dhe aktiviteti në Golem; Hotel 5 Katesh – Papafingo-Podrum, zona kadastrale nr.1791, pasuria nr.101/34.

 Nëpërmjet kësaj Shoqërie dhe Lidhjeve të tyre me kryetarin e komunës Demir Lika pastronin paratë.

Po cilët janë vllezërit Xhihani?

Në 17 nëntorit të vitit 1997 ora 16:00 një gomone  e cila ishte blerë në Vlorë, për 50 milionë lireta, nga kavajasi Zamir Xhihani niset drejtë Italisë,   me organizimin e Xhihanit dhe  pa u menduar shumë skafisti nisi udhëtimin me 28 persona në gomone, midis të cilëve 1 fëmijë , klandestinët të cilët ishin kryesisht nga Durrësi, por dhe nga Shkodra dhe Lezha, udhëtonin edhe dy Kavajas.

Atë mbrëmje tragjike, hipotezat janë të ndryshme, por e vërteta rrëfehet vetëm nga 11 protagonistët e mbetur gjallë, një pjesë e së cilëve vazhdojnë të jenë nën mbikëqyrjen e policisë së Brindizit.

Gomonia e tragjedisë, vazhdoi rrugën për dy orë në mot të keq dhe nuk u kthye mbrapsht për në brigjet Shqiptare ku mund të shpëtoheshin jetë njerzish.

Njëri prej shkaqeve që ajo s’është kthyer, mendohet të jetë se aty ka pasur gati 120 kg marijuanë që duhej të shkonte medoemos në bregun tjetër,  gjithsesi asgjë nuk ka rënë në duart e policisë italiane por është konstutaur nga telefonat dhe sms që ishin në to.

Në gomone ka plasur një sherr mes Skafistit  që donte me çdo kusht të vazhdonte, kavajasve dhe njerëzve të tjerë që iu trembën detit dhe donin të ktheheshin dhe skafistëve të cilët donin të vazhdonin rrugën drejt Italisë.

Në zënkë e sipër dikush ka kërkuar të kthehet dhe ka kërcënuar skafistin ,dhe më pas nga dëshmitë e të mbijetuarve është thënë se personat janë hedhur në det me dhunë nga skafisti.

Ndërkaq një grua e llahtarisur nga sherri në mes të detit, ka mëshuar fort, duke shpuar njërën prej dhomave të gomones me takën e këpucës , ndonëse kjo nuk ka sjellë shfryrjen e plotë të saj dhe më pas  motorët janë fikur, për të mos u ndezur dot më.

E vërtetuar nga tabulatet , për gjithçka ndodhte, ishin të informuar nëpërmjet celularëve , Xhihani në Kavajë dhe njeriu që priste në Itali , të dy organizator të trafiqeve ndërkombëtare të qënieve njerëzore më pas gomonia ka ngelur në mëshirë të detit të keq dhe stuhisë që i ka shoqëruar të mbijetuarit në tre netë. Celularët nuk funksiononin më, apo të paktën kështu është thënë, nga Xhihani i cili është arrestuar nga ana e policisë së Tiranës. Në gomone kishte katër celularë të sekuestruar nga Policia Italiane të cilët provojnë se Xhihani ishte organizator i këtyre trafiqeve.

Xhihani ndërsa priste kthimin e gomones, ai nuk lajmëroi në polici për mundësinë e mbytjes së saj, me frikën se mund t’i ndodhte gjë, apo dhe me shpresën se ata do kishin përfunduar në Mal të Zi, siç ndodh në raste të tilla.

Shefi i Komisariatit Avni Jasharllari, lajmëroi menjëherë Ministrinë e Brendshme dhe Interpolin italian, i cili nisi kërkimin dhe vetëm të enjten, më 21 nëntor, ora 14:30 në Kavajë erdhi lajmi nga Brindizi. “U gjetën në një gomone 11 të mbijetuar dhe 5 të vdekur. Është arrestuar skafisti dhe Goseni, në xhepat e të cilit u gjetën celularë, ora dhe bizhuteri të pasagjerëve të gomones. Gjithë të tjerët janë nën mbikëqyrjen e policisë”.

Gomonia ishte gjetur vetëm 20 milje larg Brindizit. Pasi e tërhoqën drejt portit, në breg zbritën pas udhëtimit treditor me tmerrin, një fëmijë dhe 4 të rritur të vdekur nga të ftohtit, uria dhe frika, si dhe 11 të mbijetuar në gjendje shumë të keqe shëndetësore. 12 njerëz të tjerë u konsideruan të humbur.

Ende nuk dihen emrat e tyre, as arsyet e zhdukjes, pasi të vdekur, apo të gjallë, duhej të mbërrinin 28 vetë në Brindizi.Në Kavajë të thonë edhe ndonjë prej emrave të të zhdukurve. Një djalë nga Durrësi, i cili ishte dhëndri i Drejtorit të Drejtorisë së Policisë së Durrësit. Hollësia që tregojnë për të është se ai nuk pagoi për të vdekur, pasi Xhihani “donte t’i bënte nder”.Një tjetër e humbur është dhe një vajzë nga Fieri e quajtur Klodi.

Cilat janë të ardhurat nga aktiviteti Kriminal i trafikimit të Qënieve Njerëzore dhe narkotiokëve të  vëllezërve Arian Xhihani dhe Zamir Xhihani?  

Vëllezërit Arian Xhihani dhe  Zamir Xhihani janë subjekt i ligjit Antimafia dhe njëkohësisht dhe ligjit për KCK dhe detyrimisht do tju nevojitej mbrojtje

Vëllezërit Arian Xhihani dhe  Zamir Xhihani, si investimin e tyre më të mirë është investimi për të vendosur në krye të drejtësisë Komisioneren  Etleda Çiftja e cila në ditët e sotme me pozicionin e punës që ka  mund ti mbroj vetëm me prezencën e sajë pa diskutuar këtu për ndikimet që mund të kryej.

Komisionerja Etleda Çiftja ka një pasuri e cila ndodhet në zonën Kadastrale 2292 dhe nr pasurie 131/54me indeks harte K-34-100-(177-D)me adresë Kavajë lloji pasurisë Arë e përfituar me Kontratë Shitje me datë regjistrimi 15.09.2006, me sipërfaqe 3443 m2.

 Kjo pasuri i është dhënë komisioneres Etleda Çiftja, nga banda e Xhihanëve në në bashkpunim me kryetarin e kryetarin e Komunës Golem, Demir Lika, i cili e kishte nën juridiksion këtë pasuri dhe vendosi tja japë zonjës Çiftja pasurinë e mësipërme,  dhe më pas Demir Lika  është arrestuar me akuzën e “korrupsionit të pushtetit vendor”. Kryekomunari i Golemit u prangos dhe në momentin e arrestimit policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale një shumë të madhe parash kesh. Nga burime të ndryshme shumë të madhe parash kesh ishte e bandës së Xhihanëve prokurori i kësaj çështje ishte Dritan Rreshka.

Njëkohësisht shtetasja Komisionerja  Etleda Çiftja për  vetëlidhjen që ka me Vëllezërit Arian Xhihani dhe  Zamir Xhihani është subjekt hetimi dhe verifikimi nga OFL.

Nga ana e Vëllezërve  Arian Xhihani dhe  Zamir Xhihani  me lekët e aktivitetit të tyre kriminal  të trafikut të qënieve njerëzore shkarkuan Prokurorin Dritan Reshka nëpërmjet nxënëses me mesataren e notës 5 Etleda Çiftja e cila nuk është në KPK për të realizuar drejtësi por duket qartë se është mashë e krimit të organizuar.