Pezullohen 4 inspektorë në Lezhë/ Qëlluan me armë në ajër për të festuar ditëlindjen e shefes

Një ditë më parë qarkulloi në rrjetet sociale një video ku disa punonjës policie qëllonin me armë zjarri në ajër për të festuar ditëlindjen e shefes së tyre në Lezhë.

Burime bëjnë me dije se sot janë pezulluar nga detyra 4 punonjësit e Policisë të forcës së posaçme “Shqiponja”.

Mësohet se janë pezulluar inspektorët R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M.

Po ashtu ka nisur një procedim penal për këta punonjës, për shkelje të rënda disiplinore dhe “Sjellje e rëndë diskretituese”.