Po zbriste nga pallati/ Hajdutit shqiptar i këputët litari

Një hajdut me shtetësi shqiptare i është këputur litari teksa po zbriste nga shtëpia e banesës ku kishte kryer vjedhjen.

Kjo ngjarje ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Farini. 33-vjeçari menjëherë u transportua për në spital pasi pësoi një traumë të rëndë në fytyrë dhe gjymtyrë.

Sipasi informacioneve të spitalit gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.  Për policinë emri i tij nuk ishte I panjohur pasi dhe herë të tjera është arrestuar për vjedhje.

“Sipas asaj që është rindërtuar dhe mësuar deri më tani, 33-vjeçari u përpoq të zbriste nga çatia e ndërtesës në numrin 81 dhe më pas të hynte në një nga apartamentet. Por litari e ka tradhëtuar, duke rënë në dhomën e mbeturinave të ndërtesës. Hajduti po hetohet i lirë për tentim vjedhjeje dhe aktualisht është i shtruar në spital.”- bëri të ditur policia.