Premtimi i pambajtur i Calaveras/ I mbylli Shqipërisë dyert për hapjen e negociatave

Në shkurt të 2017, atëherë kur sapo kishte nisur reforma në drejtesi,  shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). Genoveva Ruiz Calavera erdhi në Shqipëri me shumë premtime. Ajo u dha fjalën të gjithëve se do t’i shkonte deri në fund procesit të pastrimit të sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit. Por çfarë ndodhi? Pse Calavera vendosi të largohej? Çfarë e pengonte t’i shkonte deri në fund premtimit të saj? Premtimet e saj boshe ku betohej për transparencë dolën bllof.

ONM do kryejë detyrat e saj në mënyrë transparente. Do shqyrtohen kandidaturat për komisionin e Vetting-ut. ONM do të krijojë grup monitorimi afatgjatë. Pra më lejoni që të theksoj qartë që operacioni ndërkombëtar i monitorimit ka rol monitorues, por ai nuk merr vendime ekzekutive. Vetting-u është procesi jetik për t’i hapur dyert Shqipërisë në çeljen e negociatave për anëtarësim. Do jemi të rreptë në zbatimin e kritereve të ligjit. Nëse do ketë rrjedhje informacioni nga punonjësit tanë, ata do largohen menjëherë”, thoshte dikur Calavera.

Ajo la përgjysëm “misionin” e saj duke zhgenjyer shumë shqiptar e duke u fundosur atyre mundesinë për rrugën drejt Evropës.