Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kim ka zhvilluar takime me kreun e SPAK, Arben Kraja si dhe me kryetaren e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.
Mësohet se vizita e Kim ka lidhje me prezantimin e 28 agjentëve të rinj të kësaj strukture.