Lirohet nga detyra Gjovalin Loka, drejtori i Sigurisë Publike në Polici

Është liruar nga detyra drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Drejtuesi i Parë, Gjovalin Loka.

Loka e mbante këtë detyrë që prej 15 shkurtit të vitit 2018, ndërsa më herët ka mbajtur edhe disa pozicione të tjera drejtuese.

Nga shef i Komisariatit nr. 1 në Tiranë, Loka vijoi më pas në disa nga drejtoritë më të rëndësishme të vendit, si ajo e Lezhës, Shkodrës dhe Vlorës.