“Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur, por është e nevojshme, është kërkesë e popullit shqiptar dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane,” theksohet në një nga shumë deklaratat e ambasadës së SHBA-së për reformen në drejtësi.
Qëndrimet e ndërkombetareve vijnë pas problematikave dhe skandaleve me të cilën është hasur ecuaria e Vettingut ne drejtësi.
Një gjë që vihet re në gjithë këtë proces është përpjekja e vazhdueshme e elementëve politik dhe politikanëve për të ndërhyrë në vendimmarrjen e komisionereve të Vettingut, të cilët janë të lidhur me krimin dhe politikën.
Këto elementë bëhen pengues për ecurinë normale të reformes në drejtësi.Qytetarëve u ka humbur besimi në drejtësi, pritshmëritë janë ezauruar pavaresisht se ne fillim të ketij procesi u propagandua për shkuljen me rrënjë të korrupsionit.
Dhjetra gjykatës dhe prokurorë të dalë jashtë sistemit të drejtësisë nga vettingu, kryesisht për korrupsion duket se nuk është mjaftueshëm pasi janë futur më kurth gjyqtar e prokuror të ndershëm duke u hequr nga puna dhe kanë mbetur brenda institucioneve njerëz inmoral dhe joprofesional.
Vettingu nuk ka përfunduar, ka akoma shumë punë për të bërë, si me Gjykatën Kushtetuese dhe me Gjykatën e Lartë.
Deri më tani asnjë prej “të pandëshkueshmëve të fuqishëm” nuk është përballur me drejtësinë qoftë për t’u dënuar, qoftë edhe për të dalë i pafajshëm.