Një 24-vjeçar është arrestuar dhe dy të tjerë kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës pasi kishin krijuar një grup të rreziskshëm kriminal, ku merreshin me prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Florjan Gilaj, banues në Grudë e Re, Shkodër, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. G. dhe K. B., të dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.
Gjatë operacionit rezultoi se në një sipërfaqe të pyllëzuar në fshatin Lotaj, këta shtetas po ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit. Në brendësi të zonës së pyllëzuar u konstatua edhe një stan të cilin këta shtetas e kishin përshtatur për të fjetur, ku u gjet dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar marijuanë.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e 24-vjeçarit, ndërsa dy të tjerët kanë mundur të arratisen.