Projeksioni perëndimor për reformen në drejtësi/ Ja gjynahet e komsionerit Olsi Komici në Vetting

Sipas ekspertëve të Drejtësisë qëllimi i Vettingut ishte dhe është rivlerësimi i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet një procesi të rregullt, me qëllim që të garantohet një sistem gjyqësor i pavarur, i hapur për të gjithë, i drejtë dhe pa korrupsion, që me standardet më të larta të ndershmërisë, integritetit, profesionalizmit dhe transparencës Në lidhje me këtë proces ish-shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera pohonte se : Procesi i rivlerësimit (i njohur si vetingu) u fillua me objektivin kushtetues të rikthimit të besimit të publikut në sistemin gjyqësor, duke pastruar radhët e sistemit të drejtësisë nga zyrtarët e korruptuar. Seancat dëgjimore janë publike dhe institucionet e mbajnë publikun të informuar për arsyetimin e vendimeve të vetingut”

Nga anë tjtetër figurat që u zgjodhën për të drejtuar Vettingun ishin po ata që duheshin shkarkuar menjëherë nga drejtësia, pasi faktet po tregojnë se një pjesë e mirë e këtyre të korruptuarve janë të lidhur ngushtësisht me anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ata kanë devijuar dhe të tjerë duke devijuar jo vetëm qëllimin dhe funksionin, por edhe duke rikthyer padrejtësinë në vend të drejtësisë.
Olsi Komici është proceduar penalisht për falsifikim dokumetash dhe korrupsion e vërtetuar me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor me Nr 728 datë 07.05.2010, ku Olsi Komici ka qenë i pandehur.

Zullumet e Komisionit të Kthimit të Pronave, ALUIZMI-t dhe “gjynahet” që nuk treten kollajë tek Avokati i Popullit janë aq të rënda sa nuk ka lumë, det dhe oqean që i lanë. Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Olsi Komiçi për shkak të lidhjeve të tij kompromentuese është bërë i njëanshëm në vendimmarrje, pasi ndryshe nga çfarë deklarohet, ai është i komanduar nga struktura, të cilat edhe DASH i ka konsideruar si të inkriminuara ndaj edhe mendon vetëm për shoqërinë, interesat e ngushta më shumë se personale, klienteliste dhe financiare.