Prokuroria nisi hetimet për bllokimin e fluturimeve/ Shoqërohen 9 persona

Mësohet se aktualisht në polici mbahen të shoqëruar 9 kontrollorë. Mes personave të shoqëruar janë; Rei Katroshi, Armando Fezga, Flora Ndreca, Mohnir Mezini, Sokol Kosta, Elton Shabani si dhe dy persona të tjerë.

Kujtojmë se që prej ditës së djeshme aeroporti, ‘Nënë Tereza’ ka anuluar të gjitha fluturimet për një kohë të pacaktuar.

Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në AlbControl kanë ndalur punën pasi janë deklaruar të paaftë për punë dhe kërkojnë rritje të pagës. Kjo ka bërë që ata të ndërpresin punën e tyre duke pezulluar fluturimet në Aeroportin e Rinasit.