Pronari i fabrikës në Kamëz seks me punonjëset, disa vajza i la shtatzënë

Një denoncim tronditës dhe i padëgjuar kurrë më parë ka mbërritur në redaksinë e ‘Prapaskenës’. Një pronar i disa fabrikave këpucësh në Shqipëri, i lakuar për lidhje politike, mashtrime dhe kallëzime të shumta, ka abuzuar seksualisht me punonjëset vajza në fabrikat e tij, duke shfrytëzuar pozitat e pronarit, paratë dhe makinat luksoze.

Sipas denoncimit të shoqëruar me detaje shokuese, pronari i fabrikës së këpucëve ka marrë fillimisht në makinat e tij luksoze vajzat e punësuara në fabrikat e tij, disa nga të cilat minorene, pra nën moshën 18 vjeç.

Disa nga abuzimet, sipas denoncimit, kanë ndodhur edhe në Kamëz, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Fillimisht, pronari i fabrikës, për identitetin e të cilit do të flasim në vijim, i merrte vajzat në makinat e tij dhe largohej për disa orë në zona të Tiranës.

Më pas, sipas denoncimit, i merrte vajzat një nga një dhe largohej për disa ditë me radhë, në qytete të ndryshme, gjoja për t’i trajnuar, por i abuzonte seksualisht nëpër klube nate dhe hotele.

Veprimtaria kriminale ka zgjatur për disa vite dhe vijon edhe sot.

‘Prapaskena’ ka parë mesazhe shokuese të pronarit që u ka dërguar vajzave, të cilat i kishte abuzuar seksualisht. Ndërkohë që punonjëse të fabrikës në Kamëz, përkatësisht vajza të reja, janë parë me të në klube nate dhe hotele në Vlorë, ku dyshohet se janë konsumuar pije alkoolike dhe lëndë narkotike.

Me kalimin e kohës, hamshori i këpucëve ka eksploruar forma të tjera abuzimi. Sipas denoncimit, pas konsumimit të pijeve alkoolike dhe drogës, janë organizuar edhe orgji.

Skandali kriminal ka kulmuar kur hamshori i këpucëve ka lënë shtatzënë disa nga vajzat që punojnë në fabrikat e tij të këpucëve. Në vijim detaje, emra dhe mesazhet.