Mbas skandalit me komisioneren Brunilda Bekteshi e cila është kallzuar penalisht nga shoqata e prokurorëve “Drejtësi për Drejtësinë”, për falsifikim dhe refuzim për të deklaruar, vepra penale këto të dënueshme nga Kodi Penal Shqiptarë.
Ajo është akuzuar se ka lidhur një kontratë shit-blerje apartamenti në vitin 2007, në shumën 3,100,000 lekë dhe pretendon se e ka marë me një kredi bankare prej 54.000 euro në bankë NBG-Durrës.
Dyshimi lindi nga ana e shoqatës së prokurorëve “Drejtësi për Drejtësinë”, se si është e mundur që Brunilda Bekteshi, ka marrë një shtëpi në 2007 me kredinë e marrë në vitin 2009, por edhe si është e mundur që Brunilda Bekteshi ka marrë një vlerë 54.000 euro, kur banesa është blerë 3.100.000 lekë.
Ky fakt mbas një hetimi të përciptë nga SPAK, kërkoi pushim hetimesh, kërkesë e cila nuk u pranua nga GJKKO e cila vendosi komisionerja Bekteshi të meret e pandehur, dhe në ngarkim të saj të vijojnë hetime për veprat penale të kryera .
Bëmat dhe skandalet e antarëve të KPK nuk kanë të mbaruar dhe gradualisht po demaskohen në çdo drejtim si në fushën e moralit, integritetit, pastërtisë së figurës dhe pasurive, të cilat nuk kanë burim të ligjshëm ose kanë burime të cilat vijnë nga aktiviteti kriminal.
Një ndër aktorët që është gati për tju vënë prangat është dhe komisionerja Xhensila Pine e cila është kallzuar në SPAK nga pas plotësimit të një kallëzimi penal nga një qytetar më datë 06.11.2020.
Portali ëëë.in-front.org, mëson se qytatari që ka kryer kallzimin, është shtetasi Bardhyl Ibra, një qytetar nga Elbasani, kryetar i shoqatës “Artemis”, i cili ka depozituar një kallëzim penal drejtuar Prokuroris së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oraganizuar ndaj komisioneres Pine, me objekt ndjekjen penale të saj për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm dhe mosdeklarim ose deklarim i rrem.
Nga informacionet kofidenciale të marra nga ana jonë rezulton se SPAK, ka drejt përfundimit hetimet për kallzimin e shtetasit Bardhyl Ibra, dhe me shumë gjasa do ti drejtohet gjykatës për caktimin e masës arrest burg për komisioneren Pine, e cila ka rezultuar e përfshirë në veprime të ndryshme kriminale dhe njëkohësisht jemi informuar se do të sekuestrohet dhe pallati i saj i cili ka si burim financiar të ardhurat nga krimi.
Është e provuar tashmë se KPK, është një vatër e madhe infeksioni i padrejtësive, në të cilën komisonerët e Vettingut kanë gjetur strehë për të fshehur mashtrimet dhe pasuritë e tyre, të cilat janë pa justifikim dhe me shumë gjasa kemi të bëjme me të ardhura që kanë si burim aktivitetin kriminal të kryer në vite prej tyre.
Nuk është rasti i parë që redaksia e in-front.org , ka publikuar fakte mbi komisioneren Xhensila Pine, e cila ka një pasuri të konsiderueshme të padeklaruar dhe me shumë gjasa kanë si burim aktivitetin kriminal të kryer nga ana e saj, gjat kohës së punës që ajo ka kryer në Drejtorinë e Pastrimit të Parave, e cila në vënd të luftonte paligjshmërinë është bërë palë me krimin e organizuar dhe ka fituar prona me vlera miljona euro.
Xhensila Pine ka ndërtuar një banesë 5 katëshe në mes të Tiranës, dhe një zot e di se me çfar burimi të ardhurash e ka ndërtuar këtë pallat kjo komisionere e cila në ditët e sotme kontrollon gjyqësorin në Shqipëri, dhe merr vendime për të njëjtat fakte që ajo vet i ka shkelur me të dyja këmbët.
Si mund që komisionerja Xhensila Pine të kontrolloj gjyqtar dhe prokuror për ligjshmërinë e pasurive kur kjo nuk ka dhënë asnjëher shpjegime për vilën 5 katëshe të ndërtuar në qëndër të Tiranës edhe pse e ka detyrim ligjor.
A ka detyrim ligjor ose moral komisionerja Xhensila Pine, të na japin shpjegime në lidhje me burimin e të ardhurave të ligjshëme, për vilën 5 katëshe të ndërtuar në qëndër të Tiranës, e cila kap vlerën e rreth 1.000.000 eurove?
A ka detyrim ligjor ose moral që komisionerja Xhensila Pine, të na japin shpjegime në lidhje me burimin e të ardhurave në vlerën e rreth 1.000.000 eurove, të cilat nuk I ka deklaruar asgjëkundi?
A ka detyrim ligjor ose moral, komisionerja Xhensila Pine të deklaroj vlerën e rreth 1.000.000 eurove, dhe të paguaj taksat për këto të ardhura si çdo qytetar tjetër në këtë shtet?
Për këtë skandal ka reaguar menjëher SPAK i cili ka regjistruar proçedimin penal dhe nga biurime kofidenciale të marre nga ana jonë këto hetime janë drejt fundit dhe së shpejti komisonerja Pine do të jetë drejt qelisë së ftohtë të Burgut.
Komisionerja Xhensila Pine nuk e ka deklaruar këtë kullë pesëkatëshe me sipërfaqe 362.9 m2, në rrugën “Mihal Duri”, në Tiranë, dhe ky deklarim është kryer në ILDKPI, institucion i cili nuk ka marrë asnjë masë për ndërshkimin e kësaj komisionmereje, por ndërshkimi po vjen fal ndërhyrjhes së SPAK.
Para se të bëhej pjesë e KPK-së, Xhensila kishte deklaruar këtë pronë në formularin e deklarimit të pasurisë fillestare, si pronë në emër të bashkëshortit të saj Egon Sinani, si trashëgimni por pa i caktuar vlerë, pasi vlera e këtij objekti kap shifra marramëndëse rreth 1.000.000 euro, dhe këto velra cilido e kupton se nuk mund të bëhet me punë të ndershme dhe aq më tepër të bëhet nga aktiviteti i bashkshortit të saj në aktivitetin e shitjes së kasafortave.