Të paktën 45 njerëz kanë vdekur në dhunën që ka përfshirë pjesët e Afrikës së Jugut që nga burgimi ish-Presidentit Jacob Zuma javën e kaluar. Ndërsa, pothuajse 800 njerëz janë arrestuar në trazirat që filluan të enjten e kaluar dhe u kthyen në dhunë gjatë fundjavës. Ushtria tani është vendosur për të ndihmuar policinë. Presidenti Cyril Ramaphosa e ka quajtur atë si dhuna më e rëndë e dëshmuar në Afrikën e Jugut që nga vitet 1990, me zjarre të vendosura, autostrada të bllokuara dhe biznese të plaçkitura.
Autoritetet vendase kanë deklaruar se nëse plaçkitja vazhdon, ekziston rreziku që të mbarojnë furnizimet themelore të ushqimit. Por, Ministrja e Mbrojtjes tha se nuk kishte ende nevojë për të deklaruar një gjendje të jashtëzakonshme mbi dhunën.