Gigio Donnarumma habiti të gjithë tifozët me qetësinë dhe ftohtësinë që shfaqi pasi priti penalltinë vendimtare në ndeshjen Itali-Angli. Portieri italian priti goditjen e të riut Saka dhe nuk reagoi fare, por eci ngadalë drejt portës, teksa papritur pa të vinin shokët e ekipit që po vraponin si të çmendur për ta përqafuar.
Por, mungesa e entuziazmit nga ana a tij nga një shpjegim. Donnarumma nuk e kishte kuptuar që Italia sapo kishte fituar Evropianin me pritjen e tij.
“Nuk e kuptova që kishim fituar. Pasi e prita penalltinë, nisa të ecja dhe po kontrolloja nëse VAR-i e konsideroi të rregullt. Në atë moment, pashë shokët që po vraponin drejt meje dhe aty e kuptova”, tha portieri 22-vjeçar për “Sky Sport”.