Protestat e Inzagit në derbi, trajnerit italian nuk i del inati me arbitrat: Të gjithë me ne vërshëllejnë më parë

Simone Inzagi e ka përjetuar deri në minutën fundit ndeshjen me Milanin, për më tepër që skuadra e tij nuk arriti ta mbyllte ndeshjen deri në minutën e fundit duke e lënë të brishtë epërsinë e dhuruar nga Lautaro.Lukaku ama e dërgoi në pjesën e dytë topin në rrjetë, një gol i pavlefshëm pasi arbitri Masa kishte vërshëllyer më parë për një faull të belgut në dëm të Çaut, episod ky që solli edhe protestat e trajnerit, të zbuluara nga kamera e pankinës së “Dazn”.

“Të gjithë me ne e gjejnë të vërshëllejnë më parë?, ka qenë fraza e Inzagit që kthehet i nervozuar drejt pankinës së tij, një moment që ngjalli fantazmat e ndeshjes me Monzën.

Ndaj këtyre të fundit, ishte arbitri Saki që vërshëlleu për një faull inekzistent në zonë, para se Açerbi të dërgonte topin në rrjetë. Goli i pavlefshëm i hoqi dy pikë Interit, që e mbylli në barazim sfidën me Monzën.