Një person është plagosur me armë zjarri në Vlorë. Sipas raportimeve paraprake ka mbetur i plagosur shtetasi Dëfrim Pashaj, 40 vjeç, i cili është transportuar në spitalin rajonal.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në lagjen ’10 Korriku’ të qytetit.
Dyshimet janë se plagosja ka ndodhur pas një sherri të çastit. Ndërkohë bëhet me dije se policia ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë autorin e plagosjes.