Gruaja e Alexei Navalny është një nga protestuesit që mendohet se u arrestua gjatë një serie demonstratash në mbështetje të kritikut të burgosur të Putinit në të gjithë Rusinë.
Sipas dëshmitarëve okular Yulia Navalnaya ishte një ndër 100 të arrestuarit në atë protestë.
Grumbullimet, të cilat policia i ka shpallur të paligjshme, janë të parat nga mbështetësit e Z. Navalny që kur ai u arrestua fundjavën e kaluar në kthimin e tij në Moskë, pasi kaloi pesë muaj në Gjermani duke u rikuperuar nga helmimi, raporton Sky News.
Më shumë se 800 njerëz janë arrestuar diku tjetër në Rusi për shkak të protestave, sipas grupit të monitorimit OVD-INFO.
Ka pasur përleshje në qytetet Khabarovsk, Ulyanovsk dhe Yekaterinburg.