Eliminim zhgënjyes nga Kupa e Francës për PSG-në. Kryeqytetasit u mposhtën mbrëmjen e sotme me rezultatin 2-1 nga Marseja, duke hequr dorë kështu në raundin e 1/8-ave të Kupës.Edhe pse me yje si Mesi, Nejmar, Donaruma, Serxhio Ramos, Hakimi, Verrati, Markinjos, etj, në fund ishin vendasit e Marsejës ata që arritën të festonin duke u kualifikuar për më tej.
Kiliani Aleksi Sançez ishte ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 31-të, duke shndërruar në gol një 11-metërsh, teksa Serxhio Ramos vendosi baraspeshën e përkohshme në minutën 45+2.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ndërkohë që për golin e fitores mendoi ukrainasi Malinovski, që në minutën e 57-të vulosi fitoren. Edhe statistikat në këtë duel folën për Marsejën, që regjistroi 8 gjuajtje në kuadrat, ndërsa PSG vetëm 3.