Publikohet akuza e banorëve të lumasit në Kuçovë/ Kreshnik Hajdari shkatërroi Monumentin e Natyrës “Kanioni Sinecit” (Saraselit)

Më 5 korrik, 450 banorë të fshatit Lumas të bashkisë Kuçovë, kanë depozituar në SPAK, kallëzim penal ndaj oligarkut Pëllumb Salillari, kryebashkiakut Kreshnik Hajdari e ministrit Blendi Klosi, me akuzën për bashkëveprim në zhdukjen e burimit ujor të tokave dhe Kanionin Sinec, si park i mbrojtur.
Shkak është leja Nr. 3562/1 datë 14.10.2020, dhënë nga kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari e miratuar nga Blendi Klosi si Ministër Mjedisi, me ndërhyrje korruptive në këtë burim ujor e zonë të mbrojtur, për gjoja ndërtim ujësjellësi nga firma “Salillari shpk”.
Sipas kallzimit plani i tyre, është skemë për të vjedhur afro 2 milionë Euro e për të ndërtuar një fabrikë uji, biznes të tyre në Kanionin Sinec; mbasi sajesa e tenderit provohet me faktin se zona e Lumsit ka 7 ujësjellës funksional, me kapacitet furnizimi edhe për 2 herë më tepër banorë.
Zbulohen detaje në lidhje kallzimin penal dhe veprimitet të ashtuquajtura kriminale të kryebashkiakut Kreshnik Hajdari të cilat janë si më poshtë:
Shtatsi Kreshnik Hajdari i biri i Taqfur dhe in Ndines i datlindjes 15.12.1980, me detyrë kryetar bashkie në bashkinë Kuçovë me nr Nipt K86504103D, me adresë Tafil Skëndo, Kuçovë ka konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 i kodit penal dhe neni 160 i Kodit penal që ka të bëj me shkatërrimin e veprave kulturore dhe për veprën penale në zonat e mbrojtura mjedisore parashikuar nga neni 202/b i kodit penal.

Këtë shtetas e akuzojmë se :

1. Shtatsi Kreshnik Hajdari ka miratuar një, leje Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 dhe kjo leje është bërë për furnizimin me ujë të pijshëm të fshatit : Lumas, Pëllumbas, Shqezë, Vodez, Bardhaj, Krekëz, Koritëz i bëjmë me dije Prokurorisë së posaçme Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, se në fshatrat e mësipërm ka ujsjellsa dhe ujsjellsi i mësipërm po për të favorizuar interest kriminale të të kallzuarve. Nëse në Lumas, Pëllumbas, Shqezë, Vodez, Bardhaj, egzistjnë ujsjellsa atëhher cila është nevoja e shpenzimit të 4.2 miljon eurove nga buxheti i shtetit dhe nga taksat tona pra duket qartë se Shtatsi Kreshnik Hajdari po shpërdoron fondet me qëllim favorizimin e subjektit tregtar salillari shpk me administrator Pëllumb Salillari.

2. Shtatsi Kreshnik Hajdari ka miratuar një, leje Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 dhe kjo leje është bërë për furnizimin me ujë të pijshëm të fshatit : Lumas, Pëllumbas, Shqezë, Vodez, Bardhaj, Krekëz, Koritëz i bëjmë me dije Prokurorisë së posaçme Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar se kjo leje ka sjellë pasojën penale të shkatërrimit të monumenteve të natyrës dhe ka shkaktuar dhe po shkakton një dëm të jshtzakonshëm fakt penal ky i parashikuar në nenet 160 i Kodit penal që ka të bëj me shkatërrimin e veprave kulturore dhe për veprën penale në zonat e mbrojtura mjedisore parashikuar nga neni 202/b i kodit penal, pasi me djeni të plotë Shtatsi Kreshnik Hajdari po shkatërron kanionin e lumit Sinec Zonë e Mbrojtur e kategorisë së tretë .

3. Shtatsi Kreshnik Hajdari ka miratuar një, leje Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 dhe kjo leje është bërë për furnizimin me ujë të pijshëm të fshatit : Lumas, Pëllumbas, Shqezë, Vodez, Bardhaj, Krekëz, Koritëz i bëjmë me dije Prokurorisë së posaçme Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar se shtetasi i kallzuar ka nxjerrë një leje pa marrë më parë leje mjedisore dhe është shkak ka shkaktuar sjelljen e pasojës penale të mësipërme dhe po shkatërron pasurinë kombëtare në bashkpunim me palët e tjera të kallzuara, marja e një leje nga ministria e mjedisit është një detyrim ligjor i cili nuk është zbatuar në rastin konkret.

4. Shtatsi Kreshnik Hajdari ka miratuar një, leje Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 dhe në këtë miratimin e kësaj leje , Shtatsi Kreshnik Hajdari ka falsifikuar dhe proçedurën e nxjerrjes së saj, pasi leja e mësipërme është e datës 14/10/2020 dhe po në këtë praktikë leje ka depozituar VNM paraprake të lëshuar nga ana e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit Drejtoria e Vlerismit të Impaktit në dhe Liçencimit të datës 28.01.2021 pra 13 muaj mbasi Kreshnik Hajdari ka miratuar lejen e Infrastrukture Nr. 3562/1. Që do të thotë se z.Hajdari ka kryer fallcifikim intelektual pra ka ndryshuar proçedurën Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 dhe ka paraqitur të dhëna të rreme.

5. Shtatsi Kreshnik Hajdari ka miratuar një, leje Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 me djeni të plotë po shkatërron Monumentin Natyre dhe pikërisht kanionin e Lumit Sinec, i cili është shpallur si i tillë me “Vendimin e Kshillit të Ministrave” nr 676 datë 20.12.2002 dhe me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.303, Datë 15.05.2019 “Për Miratimin e Listës së Rishikuar të Përditësuar të Monumenteve të Natyrës Shqiptare” është rishpallur Monument Natyre këtë krim shtetasi Kreshnik Hajdari është vënë në djeni zyrtarisht, pasi 2 muaj para miratimit të lejes në datë 17.08.2021, shtetasi Kreshnik Hajdari është vënë në djeni npërmjet shkresës me nr Prot 17.08.2020 nga institucioni i “Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Elbasan”, e cila e bën me dije shtetasin Kreshnik Hajdari se: Në media të ndryshme jemi vënë në dijeni se bashkia Juaj ka plane zhvillimi (ndërhyrje në “Kanionin e Sinecit” (Saraselit) duke qënë së ky Kanion është Monument Natyre i kategorisë III sipas IUCN ju sqarojmë se: Me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.303, Datë 15.05.2019 “Për Miratimin e Listës së Rishikuar të Përditësuar të Monumenteve të Natyrës Shqiptare” është rishpallur Monument Natyre, për herë të pare ky monument është shapllur me Vendimin e Këshillit Ministrave Nr.676, Datë 20.12.2002 “Për Shpalljen Zonë e Mbrojtuar të Monumenteve të Natyrës Shqiptare”.Në zbatim të LigjitNr.81/2018 “Për Zonat e Mbrojtura” neni 17, pikat 1, 2 theksohet:Në një “Monument natyror” zbatohet shkalla e mbrojtjes, e njëjtë me “Rezervën strikte”. Zona mbrohet e menaxhohet për ruajtjen e karakteristikave dhe dukurive të veçanta natyrore, kulturore, historike e arkeologj ike, për të cilat është shpallur monumenti , Monumentet Natyrore rrethohen nga zona buferike me gjerësi deri në 200 metra nga perimetri i monumentit.
Bashkëlidhur ju dërgojmë Skedën e Monumentit Natyrës “Kanioni Sinecit” (Saraselit) dhe në këto rrethana në se ju keni plane zhvillimi në Monumentin e Natyrës “Kanioni Sinecit” (Saraselit), duhet të mermi lejen tek Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, (Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura) Tiranë.
Në të kundërt çdo veprim pa lejen përkatse bie ndesh me aktet ligjore të lartcituara dhe nga ana Jonë do merren të gjitha masat ligjore për mos cënimin e Monumentit të Natyrës “Kanioni i Si ne it”( Sarase1it). Shtetasi Kreshnik Hajdari ka vepruar në mënyrën më kriminale dhe ka shkaktuar dëmet në mjedis dhe në vlerat tona kulturore dhe ka nxjrrë një leje pa miratimin e zonave të mbrojtura edhe pse ato e kanë paralajmëruar dhe për këtë arsye është përpara faktit penal të kallzuar.

6. Ka dyshime të bazuar në prova se Shtatsi Kreshnik Hajdari ka favorizuar shoqërinë Salillari, dhe Shtetasin Pëllumb Salillari, pasi një ndër kushtet e caktimit të fituesit të tenderit ka vënë si kusht që shoqëria përfituese duhet të ketë të punësuar minimalisht 400 punonjës, dhe nga ana tjetër ky projekt po zhvillohet nga shoqëria tjetër kontraktore FLED shpk dhe po zhvillohet praktikisht nga 2 punonjës.