Është rritur numri i të infektuarve me Covid në qytetin e Pogradecit. Për shkak të infektimit të punonjësve me Covid është pezulluar puna në Prokurorinë e rrethit.
Bëhet me dije se 3 nga punonjësit e Prokurorisë janë me Covid.
Gjithashtu me koronavirus kanë rezultuar të infektuar edhe 7 punonjës të bashkisë së qytetit dhe 5 mjekë të spitalit.
Ndërkohë në Pogradec një ditë më parë janë konfirmuar të infektuar me Covid 2 raste.