Qeni i anti-drogës nxjerr zbuluar 38-vjeçarin, policia i kap kamionin me mbi 166 kg kanabis

Një sasi e madhe droge është kapur nga policia e anti-drogës në Kilkis në Greqinë veriore.

Sipas njoftimit të policisë greke thuhet se në një kamion janë gjetur 92 pako me më shumë se 166 kg kanabis dhe është bërë i mundur arrestimi i një 38-vjeçari identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur për mediat.

Droga u gjet me ndihmën e qenit të zbulimit të drogës nga Shërbimi Doganor i Evzonit, ku gjatë kontrollit uniformat e policisë gjetën dhe një psitoletë me gëzhoja.

38-vjeçari u zbulua se kishte hyrë në vend nga pika kufitare Evzoni, duke drejtuar kamionin e transportit.

“Gjatë kontrollit në automjet, me ndihmën e oficerëve të policisë nga Ekipi i Parandalimit të Krimit dhe qenit të zbulimit të drogës të Shërbimit Doganor Evzonit, 92 pako u gjetën të fshehura shumë mirë nën dyshemenë e automjetit. Gjithashtu në njërën nga paketimet me kanabis u gjet një psitoletë me 8 gëzhoja, të cilat u konfiskuan. Kamioni u konfiskua si dhe tre telefona të gjetur në zotërimin e tij” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, që kjo çështje u dërgua në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Kilkis.