Bashkëpunonte me palën shqiptare, zhduket në kufirin me Malin e Zi shefi i Policisë së Ulqinit

Rudolf Dofi Elezović, ish-shefi i Policisë së Ulqinit prej 4 ditësh raportohet se është zhdukur. Gruaja e tij Marina Elezović ka thënë se bashkëshorti i saj, shqiptar i Malit të Zi ka humbur gjurmët prej datës 27 Maj 2021.

Mëngjesin e djeshëm Marina Elezović, ka bërë denoncim për zhdukjen e burrit të saj.

“Telefoni i tij ishte fikur dhe gruaja e tij nuk ka komunikuar me të që nga ajo kohë”, raportojnë mediat fqinje. Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic.

Më parë, ai gjithashtu ka punuar për disa vjet në pozicione menaxheriale në OB Ulqin.

Por, Rudolf Dofi Elezović mësohet se bashkëpunonte dhe me Policinë Shqiptare për të goditur trafikun në të dyja anët e kufirit, raporton newsbomb.al. Së fundmi ai punonte si oficer në sektorin e Antitrafikut në kufirin me Malin e Zi.