Kreu i qeverisë së Shqipërisë Edi Rama akuzon krerët e shteteve të Bashkimit Evropian për bllokimin e pranimit të vendit të tij dhe Maqedonisë së Veriut. Në një artikull të publikuar në “Bild”, Rama shprehet se kjo vonesë bëhet për arsye të populizmit.
“BE ka thyer premtime dhe po çon një përçarje në popujt e Ballkanit me cinizëm politik. Më duket sikur jemi në librin ‘Duke pritur Godonë’. Ata vetëm flasin, por asgjë nuk ndodh”, shprehet Rama.
Kryeministër i Shqipërisë, Rama sqaron se vendi ynë nuk është gati të anëtarësohet në BE sot, as Maqedonia e Veriut por thekson se kjo nuk është arsye për të mos nisur Konferencën e Parë ndërqeveritare. Sipas tij, Shqipëria i ka kryer reformat e kërkuara nga KE dhe Komisioni Evropian njohu angazhimin dhe arritjet e jashtëzakonshme në disa raste të vendit tonë.