Marjeta Zaimi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë u përballë sot me vetingun për tre kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin për subjektin e rivlerësimit të Marjeta Zaimit dhe e konfirmuar në detyrë. Trupa gjykuese përbehej nga: Firdes Shuli, Pamela Qirko dhe Olsi Komici.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve
Marjeta Zaimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Ajo ka punuar si prokurore në Prokurorinë e Fierit dhe prej vitit 2007 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës.