Reforma në drejtësi/ Pritet të rivlerësohet Marjeta Zaimi

Marjeta Zaimi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë u përballë me vetingun për tre kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të mblidhet më 16.02.2021 për të shpallur vendimin për subjektin e rivlerësimit të Marjeta Zaimit. Trupa gjykuese që do të rivlerësojë Marjeta Zaimin është: Firdes Shuli, Pamela Qirko dhe Olsi Komici.

Marjeta Zaimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Ajo ka punuar si prokurore në Prokurorinë e Fierit dhe prej vitit 2007 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës. Tani pritet për të parë se çfarë do të katandisin përsëri anëtarët e Vettingut.