Reforma në drejtësi që u bë pazar/ Ja pse iku Calavera

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, pati një rol kyç në procesin e “Vettingut” por sa mirë e kreu detyrën e saj Genoveva Ruiz-Calavera?

Calavera erdhi në muajin dhjetor të 2017 dhe zhvilloi disa takime ku është diskutuar  çështja e reformës në drejtësi dhe procesi i vettingut dhe në fillim të muajit shkurt erdhën dhe anëtaret e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilët u përzgjodhën nga Gjermania, Austria, Holanda e Italia.
Shefja e ONM-së u zotua se do të përmbushet misionin e saj por në fakt Calavera heshti përballë padrejtësive që u zhvilluan në vetting dhe e ktheu reformën në drejtësi në Pazar, në favor të xhepave të saj dhe të politikës.

Kriteret për tu bërë pjesë e Vettingut janë të qarta, por mesa duket Calavera bëri një sy qorr dhe një vesh shurdh. Mbrojti Roland Ilian edhe pse ai nuk ka të certefikuar gjuhën Angleze. Mbrojti Etleda Ciftjen e cila është një thjesht një falsifikatore e rëndomtëe lidhur me bandën e Xhihanëve dhe që mbart në ndërgjegjje vdekjen e 20 jetëve të pafajshme. Mbrojti një kriminel si Luan Daci për të cilin vuajti një shqipëri e tërë nga krimet mizore të tij, mbrojti pasurinë e Lulzim Hamitaj dhe shume komisionerëve të tjerë.