Roland Ilia, komisioneri “manjak” që i shikon femrat si objekt seksual

Komisionerët që drejtojnë reformën në drejtësi nuk kanë integritet moral për të qenë në detyra të rëndësishme, prandaj duhen shkarkuar nga posti sa më shpejt të jetë e mundur.
Roland Ilia është një ndër komisonerët që është i mbytur në llumin e krimit dhe bëmat e tij e personifikojnë si një njeri të ndyrë ku femrat i shikon si objekt seksual.

Gjatë ushtrimit të detyrës si pedagog u ka kërkuar favore seksuale studenteve të cilat i kërcënonte që do ti ngelte nëse nuk e pranonin.
Z.Roland Ilia është diplomuar “Jurist” në vitin 1996 në Fakultetin Juridik, Universiteti i Shkodrës Z. Ilia është licencuar në profesionin e avokatit në vitin 1997. Po ashtu, ai ka një eksperiencë të gjatë si lektor, që prej vitit 1996, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe në universitete të tjera jopublike.

Ai gjithashtu është hetuar nga prokuroria për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, së bashku me disa ish-kolegë të tij në Universitetin e Shkodrës.
Duke qenë se ka shkelur rëndë parimet dhe kushtet që supozohet të ketë një komisioner atëherë Roland Ilia duhet medoemos të shkarkohet nga posti i pamerituar.

Për më tepër nuk ka të certefikuar as gjuhën Angleze, e cila është baza dhe një kusht i detyrueshëm në kriteret e përzgjedhjes për anëtarët të instuticioneve të rivlerësimit.
Çfarë duhet të dëgjojmë më tepër dhe deri ku do lejohet që pafytyrësia e Roland Ilias të shfaqet në “anën e djathtë” të drejtësisë?