Ne vitin 2017 parlamneti i Republikës së Shqipërisë votoj me votë unanime 12 antarët e Komisionit të Pavarur te Kualifikimit (KPK) dhe një ndër ta ishte Roland Ilia.
Nje prej detyrimeve ligjore për cdo komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte plotësimi i formularit të vetdeklarimit të pasurisë dhe të pastërtisë së figurës.
Sipas të dhënave shkresore zyrtare nga ana jonë është publikuar një mega skandal në kupolen e sistemit të drejtësisë dhe pikërsht për komisionerin Roland Ilia.
Komisioneri e Pavarur e Kualifikimit Roland Ilia ka qënë i punsuar si petagog në universitetin e drejtësisië në Shkodër dhe në datë 3 qershor të 2016-ës është regjistruar një procedim penal nga organi i akuzës në Shkodër bazuar materialit hetimor të referuar nga drejtoria e policisë Shkodër për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Për këtë Procedim është dhënë dhe një masë sigurimi detyruese dhe është pikërisht vendimi nr 145765125 datë 24.11.2016 të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Shkodër.
Komisioneri e Pavarur e Kualifikimit Roland Ilia ka fshehur në formularin e vetdeklarimit të pastërtisë së figurës, masën e sigurimit personal të dhënë ndaj tijë e cila është, Detyrim për tu paraqitur në policinë Gjyqësore dhënë me vendimin nr 145765125 datë 24.11.2016 të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Shkodër.
Akuza e ngritur ndaj shtetasit Roland Ilia, ishte për kryerjen e veprës penale të “Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” të parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.
Rezulton se në datë 07 shtator 2016, në kuadër të procedimit penal Nr.964 të vitit 2016, është nxjerr një vendim i gjykatës për kontrollin e vëndeve dhe konkretisht departamentin e të drejtës civile dhe vendim për sekuestrimin e provave material.
Objekti i sekuestros dhe i kontrollit ishin fletoret e provimeve dhe procesverbalet e këtyre provimeve për sezonet e vitit 2016.
Shtetasi Roland Ilia nuk ka bashkëpunuar me oficerët e policisë gjyqësore duke mos vënë në dispozicion fletoret e provimeve duke i fshehur ato.
I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet ky shtetas ka deklaruar se nuk ka qënë në zyrë nga fundi i korrikut dhe deri më datë 07 shtator 2016.
Dhe fletoret e provimeve nuk kanë qënë në vëndin ku ai i kishte lënë duke qënë që çelësin e raftit e kishin shumë persona.
Dhe arsyetimi i pushimit të akuzës ka qënë mëse skandaloz , se ai nuk e ka ditur realisht se ku ndodheshin këto fletore.
Ky hetim është mbyllur me qëllime përfitimi nga ana e akuzës ,këto fakte do tjua tregojmë ditët në vijim , do tju tregojmë se si Prokurorja e çështjes u bë petagoge e Fakultetit të Dejtësisë Shkodër menjëherë mbasi ka hetuar të gjith stafin nga dekani deri të petagogët më të thjeshtë
Do ju publikojmë fakte dhe prova të tjera dhe do të trajtojmë se prokurorja e kësaj çështje mos e ka pasur haraç , punësimin e sajë si petagoge në Fakultetin e drejtësisë Shkodër?