SHBA dhuron pajisje për doganën e Kakavijës, ambasadorja Yuri kim del me mesazhin e rëndësishëm por ka edhe një apel

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka qenë së fundmi në Kakavijë, pasi SHBA ka dhunuar për doganën disa pajisje.Ajo ndër të tjera tha se policia kufitare duhet të bashkëpunojë me agjencitë e tjera ligjzbatuese nëse duan të luftojmë elementët kriminale.

E kënaqur e krenarë të shoh tri flamuj pas meje. Angazhim i qeverisë amerikanë për të siguruar kufij të sigurt që nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë. Ky angazhim për përdorimin e ligjshmërisë është dhe do të jetë gjithmonë. Ky angazhim është i palëkundur. Ne nuk jemi të vetëm për rritjen e kapaciteteve të Shqipërisë në këtë fushë, por bashkëpunojmë edhe me Greqinë. Mbrojtje e kufijve nga kontrabanda është e rëndësishme për sigurinë rajonale dhe sovranitetin kombëtar. Konfiskimit e fundit në kufi janë një tregues pozitiv. Policia kufitare duhet të bashkëpunojë me agjencitë e tjera ligjzbatuese nëse duan të luftojmë elementët kriminale. Duhet të jemi pak më të zgjuar dhe të pamëshirshëm, i nxisim agjencitë ligjzbatuese të punojnë krah për krah kundër krimit. SHBA do të mbështesë përpjekjet tuaja.