Rasti i bërë publik nga ana e portalit infront.org ka nxjerr në pah hirarkinë e krimit duke nisur që nga kryetari i Bashkisë së Sarandës Ardian Anastas Gruma, dhe tre gjyqtarët e çështjes Dritan Banushi, Enton Dhimitri dhe Miranda Andoni dhe shkon deri tek instancat më të vogla që ndërthuren në këtë padrejtësi.
Por nuk mund të mbetet pa përmendur personi që ndodhet në krye të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Sarandë Romina Pulaj, pasi ka për detyrë marrjen e masave të menjëhershme për të ndaluar vazhdimin e punimeve të një pallati pa leje në zemër të qytetit të Sarandës.
Romina Pulaj edhe pse është telefonuar disa herë për të dhënë një përgjigje në lidhje me rastin e kapur në flagrancë, nuk është përgjigjur.
Shefja e IMT-së pretendon që “shkelësit” janë korrekt me ligjin edhe pse leja për ndërtim daton që në 2017. Afati përfundimtar i kësaj leje është shtyrë deri në dy vite më pas. Por mesa duket Romina Pulaje ka humbur sensin e kohës dhe ka harruar që tashmë jemi në vitin 2021. Logjikisht leja që kanë personat që po ndërtojnë pallatin e ka humbur efikasitetin dhe nuk ka më asnjë vlerë reale.
Fakti që nuk arrin ta kuptoj këtë fakt të padiskutueshëm të jep dy hipoteza. E para, Romina Pulaj ka mungesë të theksuar intelekti, profesionalizmi dhe nuk është e aftë të deshifrojë faktet ose e dyta, zgjedh të hesht për interesa të fshehta personale. Të injorosh një situatë të tillë që kërkon medoemos marrjen e masave për të ndaluar zinxhirin e padrejtësisë, vërteton edhe një herë galbëzimin institucional dhe të sistemit. Duke zgjedhur drejtësinë para padrejtësisë shefja e IMT-së Sarandë është paditur në SPAK, për hapjen e hetimeve kundrejt një personi që refuzon të bëj punën e saj ashtu sic ligji dhe detyra i’a kërkon.
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit të Sarandës vazhdon të luaj rolin e “të paditurit” që shoqëria NOKU-O-S-2008 të vazhdojë punimet edhe pa një leje ndërtimi. Padia e Zambak Beqiraj, ka rënë ne vësh të shurdhët edhe pse po i cënohet drejtpërdrejt prona nga një rrjet gjyqtarësh të paaftë dhe me një krytare bashkie që qëllim fundamental kanë pasurimin në kurriz të popullit.