Shkëlqim Ganaj, kreu i ILDKPI-së, do të rikandidojë për një tjetër mandat në krye të këtij institucioni, ndërsa Kuvendi pritet të votojë drejtuesin e ri, në muajin janar.
Raportohet se deri më tani janë 6 kandidatë që kanë shfaqur interesin për të garuar për kreun e ILDKPI-së, institucion që ka si detyrë kontrollin e pasurive zyrtarëve dhe politikanëve.
Mandati i kreut të ILDKPI-së është 7 vjeçar, ndërsa ai zgjidhet me shumicë votash në Parlament, përmes dy raundeve.
Për këtë pozicion garojnë Evgjeni Bashari, e cila aktualisht është Sekretare e Përgjithshme e Inspektoratit.
Eridjan Salianji, ish zv-ministër i Drejtësie në qeverinë socialiste, dhe përfaqësuesi zyrtar i PS-së në KQZ, është një tjetër emër që synon drejtimin e ILDKPI.
Gjithashtu në garë është edhe ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi, e cila aktualisht është drejtoreshë në Kuvendin e Shqipërisë.
Tre kandidatët e tjerë janë Evis Fico, Helena Papa dhe Dhimitrulla Spiro.
Për kreun e ri të ILDKP-së Kuvendi zhvillon dy votime. I pari synon një konsensus me opozitën, për shkak se duhen 84 vota.
Nëse nuk arrihet konsensusi, atëherë kandidati në votimin e dytë duhet të marrë 71 vota për të marrë detyrën e kreut të ILDKPI-së.
Shkëlqim Gani është kanidatura më e denjë për ILDKPI, pasi është një personazh i cili ka vizion të qartë në luftën e krimit të organizuar në KPK.
Shkëlqim Gani, kryetari i Inspektoratit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, është një jurist 46-vjeçar me një eksperiencë mbi 20-vjeçare në administratën e shtetit, kryesisht në sistemin e drejtësisë. I lindur më 10 maj të vitit 1970, kreu i ri i ILDKP-së nuk është një i “huaj” për këtë institucion pasi ka punuar prej vitit 2004.
Shkëlqim Gani e ka në e ka në gjak luftën kundër korrupsionit dhe diktaturës Enveriste që është duke lulëzuar edhe ditët e sotme nga partia e xhaxhit Edi, njerëz të ndershëm si Shkëlqim Gani i duhen vëndit tonë, pasi të mos harrojmë se Shkëlqim Gani ka dënuar dhe shtetasen Nexhmije Hoxha, në kohën kur askush nuk kishte guxim të përballej me komunizmin, por ai u përball fuqishëm duke e shkatërruar njëherë e mirë komunizmin , filiza të reja kanë mbirë nga partia e punës siç është dhe rasti konkret i bijës së devotshmëe të partisë Pamela Balluku.
CV-ja profesionale e Shkëlqim Ganit është mjaft e pasur, ai e ka nisur karrierën si gjyqtar i Gjykatës së Elbasanit sapo ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës. Është diplomuar në vitin 1992 dhe më 1993 emërohet gjyqtar në Elbasan.
Pas një përvoje të shkurtër në gjykatë, emërohet po në vitin 1993 në Prokurorinë e Elbasanit, në pozicionin e hetuesit. Dy vjet më pas emërohet prokuror në organin e akuzës të rrethit të Elbasanit, ku punon deri në vitin 1995. Në këtë vit, Shkëlqim Gani transferohet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në detyrën e prokurorit, post që e mban deri në vitin 2003.
Në korrik të vitit 2003, z. Gani emërohet përgjegjës sektori në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Tiranës, ku punon për mbi një vit. Në maj të viti 2004 emërohet në institucionin e Inspektoratin e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), post që e ka mbajtur deri më sot.