Ditën e sotme, Bashkia Shkodër ka njoftuar se Hidrometri në Dajç ka treguar rritje të nivelit me 3 cm ndërsa në vendin e quajtur Urrela të Shirqit , e 7 cm në krahasim me një ditë më parë. Bashkia Shkodër, në përditësimin e të dhënave rreth situatës njofton po ashtu se në njësinë administrative Dajç 1550 ha tokë bujqësore vijon të jetë e përmbytur.
Ndërsa, shtëpi të përmbytura nuk ka, por numri i shtëpive të rrethuara nga uji është 121.
NJOFTIMI I PLOTË
Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç datë 09.02.2021
Hidrometri shënon 6.58 cm, me një rritje prej 3 cm në hidrometrin e Dajçit, 7 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me 1 ditë më parë.
– 1550 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq ,Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.
-Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 100-130 cm në rrugë.
-Shtëpi të përmbytura s’ka.
– Prezencë uji në oborre 121 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 9, Rrushkull 12, Suka 9.
– Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.
-SPZ e zonës në gatishmëri .
-Qendrat shendetësore në gatishmëri
– Energji elektrike kemi në gjithë zonën, por me shkëputje.
-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.
-Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet parësore.
Situata e përmbytjeve në Nj.A. Ana e Malit për datën 09.02.2021
– 1250 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Oblikë, Obot Muriqan).
-Rruga e Obotit e bllokuar rreth 130 cm lartësi në rrugë.
-Shtëpi të permbytura 2.
-Prezencë uji në oborre 100 cm (fshati Obot).
– Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek ura Sadiçit.
-Rruga Obotit e pakalueshme (makina e ushtrisë nuk kalon).
-Ujësjellësi Oblika 1 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).
-Qendrat shendetësore në gatishmëri.
– Energji elektrike kemi në gjithë zonën.
-UKSH vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate).
-SPZ e zonës në gatishmëri.
– Varkat e FA, reparti BMR Tiranë janë në gatishmëri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).
-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2- 2.5 m.
-Rrezikon përmbytja e ujësjellësit Oblika 2.
– E bllokuar rruga Goricë rreth 15- 20 cm ujë, e kalueshme me shumë vështirësi për makinat.
-Nevoja për bazë ushqimore për bagëtitë. Po presim të ulet sasia e ujit që të transportojmë ushqim për gjënë e gjallë. Me varka është e pamundur.
– Situata është shumë kritike (Dita 33).
-Ka rritje niveli të ujit me 10-15 cm.
-Përmbytje ka dhe në tokat e fshatit Velinaj dhe Shtuf.