Interpretimet për në GUINES të gjyqtarit Bujar Musta

 Sistemi i Drejtësisë duket qartë që është në kolaps kohët e fundit, dhe i kalbur, për krime të cilët ata që e kanë përfaqësuar këtë sistem janë dhe ata që i kanë kryer këto krime . Punonjës të posaçëm në drejtësi kanë ndërmarrë ndër vite vendime dhe veprime korruptive duke bërë që njerzit të mos kenë më besim në këtë sistem.

Gjyqtari Bujar Musta e ka kthyer në Pazar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe këtë e tregojnë vendimet e tij që janë për tu publikuar jo në sistemin e gjykatës dhe as në shkollën e magjistraturës por duhen publikuar në librin GUINES.

Rastet janë nga më të çuditshmet si: fshehje pasurish, vendime të dhëna në mënyrë të pa drejtë, por rasti rastit nuk i ngjanë rastit .

Gjyqtari Bujar Musta, është një ndër gjyqtarët i cili shquhet  për bëma të panumërta të bëra në këtë sistëm dhe ka qënë një ndër kontribuesit kryesor për shkatërrimin dhe kalbjen e këtij sistemi.  Bujar Musta ka rrëzuar kërkesë padi për të përfituar rryshfet dhe ka bërë pazare për ndryshime vendimesh.

Gjyqtari Bujar Musta ka interpretuar vendime në mënyrë të errët dhe është i njohur për vendimarrjet e tij të pa bazuara në dispozitat ligjore dhe kohët e fundit po thyen rekorde për çudira në vendimarrje.