Një ngjarje e rëndë ka tronditur New Yorkun ku një 51-vjeçar është sulmuar nga një person teksa ishte duke tërhequr para nga bankomati.
Policia njofton se agresori ka goditur disa herë me sëpatë 51-vjeçarin Migel Soloracano i cili mbeti i plagosur në kokë dhe këmbë.
Autori i sulmit Aaron Garcia po i nënshtrohet vlerësimit psikiatrik në Spitalin Bellevue pas sulmit.
Agresori nuk është ndalur e pasi ka goditur disa herë Soloracanon ka nisur t’i gjuajë bankomantit.
Kur mbërriti policia në vendngjarje e gjeti 51 vjeçarin me 3 plagë në kokë dhe 1 në këmbë. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.