Shtirej si zjarrfikës vullnetar, por i vinte flakën vendit, arrestohet 43-vjeçari

Drejtuesi i një autobusi të qytetit, i cili shtirej si zjarrfikës vullnetar, thuhet se është 43-vjeçari që u arrestua dje, për zjarrvënie të qëllimshme në Kryoneri (Greqi).

Ndërsa ai me sa duket po ndihmonte për të shuar zjarrin, vatra të reja u gjetën papritur pas tij.

Në fakt, menjëherë më pas, ai nxitoi te vatrat që i kishte ndezur vetë dhe shtirej sikur i fikte.

Por e gjithë skema u zbulua dhe policia i vuri prangat.

I ndaluari po ndiqet penalisht për shkaktimin e zjarrit në pyll. Për më tepër, ndjekja penale kundër tij përfshin akuzat për posedim të drogës.

Ngjarja ka shokuar opinionin publik dhe ende nuk dihet qëllimi pse ai ndizte zjarret.