“Shushunja” e Vettingut/ Ish-gjyqtari vë me “shpatulla pas murit” komisioneren Firdes Shuli

Një ish gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gjirokastër  i cili ka dhënë dorëheqjen nga Drejtësia në vitin 2020 ka rrëfyer  historinë e vërtetë në të cilën është përfshirë pikerisht komisionerja Firdes Shuli.

Gjyqtari Izet Salaj doli në pension në datën 25.12.2020, por ai ka theksuar se pavarësisht se po del në pension, kjo nuk do të thotë që ai do të hesht. Në kohën kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë inspektor në KLD edhe aty i kishte rënë në dorë dosja me skena të turpshme të Firdes Shulit.

Gjyqtari Izet Salaj ka qënë në  popzicionin e Kryetarit të Gjykatës Tepelenë , dhe nga KLD në atë kohë në (vitin 1995) thotë ai më erdhi urdhëri i shkarkimit të gjyqtarja Firdes Shuli me pozicion Kryetare Gjykate në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër,  i cili kishte motivacionin për veprime të turpshme në gjykatë dhe shkarkohet nga detyra që ajo kishte.

Gjykatesi u shpreh se: “Unë duke qenë se jam një burrë i ndershëm, kam qenë në siklet se mos më hapeshin fjalë për imoralitet dhe mua, me ardhjen pranë kësaj gjykate të Firdes Shulit, pasi unë isha kryetar gjykate në Tepelenë ndërsa ajo do të ishte gjyqtare e thjeshtë në gjykatën që unë drejtoja. Dhe më ka parë zoti pasi ajo nuk erdhi  në punë  në Gjykatën Tepelenë.

Historia e treguar Gjyqtari Izet Salaj e cila na është thënë nga burime kofidenciale është si më poshtë:
Në vitin 1994 gjyqtarja Firdes Shuli ka pasur një çështje gjyqësore me një të pandehur i cili ishte në gjendje arresti. Gjatë gjykimit Gjyqtarja Firdes Shuli e ka nxjerrë nga burgu të pandehurin edhe pse në kundërshtim me ligjin.

Arsyeja e nxjerrjes nga burgu i të pandehurin edhe pse në kundërshtim me ligjin ka qenë se Gjyqtarja Firdes Shuli është dashuruar me të pandehurin në sallën e Gjyqit, dhe më pas në bazë të ndjenjave dhe bindjes së brendshme të gjyqtares Shuli ka zëvëndësuar masën e “Arrestit me burg” në gjendje të lirë.

Edhe pse një vend në tranzicion duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me vitet 1990-1995 Inspektoriati i KLD ka filluar Procedimin disiplinor kundër Gjyqtares Shuli, e cila në kundërshtim me ligjin ka zëvëndësuar masën e “Arrestit me burg” në gjendje të lirë.

Në përfundim të hetimit admninistrativ kundër Gjyqtares Firdes Shuli, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka  vendosur masë administrative duke vendosur shkarkim nga detyra e Gjyqtares Firdes Shuli nga pozicioni i kryetare Gjykatë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër, në gjyqtare të thjeshtë në Gjykatën Tepelenë. Ky vendim është i shkruar dhe dosja ndodhet në KLD shpjegon ish gjyqtari në Gjykatën e Apelit i cili ka dhënë dorëheqje nga Drejtësia në vitin 2020 për arsye se ka dal në pension.
Drejtësia e vjetër e  KLD-së  filloi një hetim disiplinor, për arsye se Gjyqtarja krijonte lidhje intime me të pandehurit. Ndërsa drejtësia e re KLGJ e mbron duke mos e bërë publike, faktin se Gjyqtarja  Firdes Shuli është shkarkuar nga detyra e  Kryetares në Gjykatën e Rrethit Gjirokastër njëkohësisht dhe nga pozicioni i gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjirokastër për vepra të turpshme dhe abuzim me detyrën.

Gjyqtarja Shuli, pas një marrëdhënie intime me të pandehurin vendosi ta liroj atë nga burgu. Ajo është shkarkuar nga detyra me datë 24.10.1995  e përfaqsuar nga kryetari i asaj kohe Sali Berisha. Motivacioni ishte për veprime të turpshme dhe shpërdorim detyre.