Si erdhi kokaina nga Ekuadori në Tiranë, policia jep detajet

Policia ka dhënë detaje për operacionin e koduar “Romanati”, ku u sekuestruar 100 kg kokainë, që vinte nga Ekuadori, ndërsa janë arrestuar tre persona. Operacioni u zhvillua nga strukturat hetimore të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Durrës.

Policia bën me dije se kontejneri ka mbërritur në portin e Durrësit dhe pas veprimeve të zhdoganimit dhe kontrollit në skaner ka rezultuar i pastër dhe ka dalë nga porti, me destinacion magazinat e firmës në periferi të Tiranës.

Përgjatë rrugës nacionale Durrës- Tiranë, në vendin e quajtur Romanat, kamioni që transportonte kontenierin është ndaluar nga persona ende të paidentifikuar, të cilët për disa minuta kanë ushtruar kontroll në kamion dhe kontenierin me banane dhe më pas janë larguar me shpejtësi pas kontrollit të kontenierit. Për këtë situatë, përfaqësuesit e firmës importuese të bananeve kanë njoftuar Policinë e Shtetit.

” style=”padding: 0px; margin: 0px auto; box-sizing: border-box; width: 300px; border: none; display: block;”>

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Romanati”.

Sekuestrohen 119 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Strukturat hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit kanë marë informacion se disa persona ende të paidentifikuar kanë ndaluar në Romanat të Durrësit, një kamion që transportonte një kontenier të ngarkuar me banane nga porti i Durrësit, për një magazinë në Vaqarr.

Bazuar në informacionin e marrë, strukturat hetimore të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Romanati”.